Olta Gixhari, e ftuar në “Wake Up”, nuk i shpëtoi dot pyetjes rreth propozimit për martesë që Luizi i bëri Kiarës dhe aktorja, kur u pyet, shpërtheu në të qeshura. Më pas, ajo tha se mendon se çifti i krijuar brenda “BBVA” nuk do ta vazhdojë lidhjen për shumë gjatë.
“Unë edhe aty brenda që shpeshherë qeshja dhe i thoja Kiarës: “Ju nuk keni kimi bashkë dhe nuk e keni shumë të gjatë”. Vazhdoj të kem këtë mendim. Aty e kam zbukuruar, sigurisht sepse nuk doja të godisja njeri”.
Ajo shtoi se skena e propozimit nuk i bëri shumë përshtypje, thjesht i pëlqyen fishekzjarret.
“Kjo skena nuk më bëri shumë përshtypje, përveç fishekzjarreve që ishin shumë të bukur. Nuk u emocionova sepse Luizi e ka thënë me muaj të tërë, nuk erdhi nga hiçi”, tha Olta, referuar fjalëve të Luizit kundrejt Kiarës, që shpesh i drejtohej si “nëna e fëmijëve të tij”.
Më pas, ajo tha se Luizi, përmes propozimit, vendosi fjongon finale në marrëdhënien e tij me Kiarën:
“Ma thoshte edhe mua shpesh që do ulem në gjunjë. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Mendoj se e papritur ka qenë për Kiarën, duke qenë se bëri atë lojën sikur u mërzit dhe u ndanë. Mua s’më erdhi asgjë e papritur dhe s’më erdhi natyrale që ta komentoja, sepse ishte një gjë që dihej që do ta bënte”, përfundoi ajo.
Pra, sipas Oltës, çifti s'do të jetë i lidhur për shumë gjatë, sepse s'kanë kimi bashkë.
Artikuj të sugjeruar: