Historia Ime

'S’kaloj kurrë në orgazmë dhe s’dua të shtirem më!' Psikoterapistja tregon se si të veproni

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2023

'S’kaloj kurrë në orgazmë dhe s’dua të

Burimi: The Guardian. Autorja e letrës është një grua anonime. Përgjigjja: nga Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste e specializuar në çrregullimet seksuale.

“S’kam kaluar kurrë në orgazmë në duart e dikujt tjetër, qoftë nga penetrimi apo jo. Me duart e mia, po. Së fundi, i premtova vetes se s’do të shtiresha më; edhe pse më shijon kënaqësia që i fal partnerit, mua nuk më kënaq plotësisht. Has pengesa sa herë që më pyet: “A u prishe?” Ndihem nën trysni prej kësaj dhe e di që s’do të mund të përjetoj një orgazmë në vazhdim, kështu që shtirem. Nëse do të arrija të kënaqesha pa presione apo pritshmëri, mundësitë për të kaluar në orgazmë do të rriteshin. A është e mundur t’ia komunikoj partnerit pa i thyer egon dhe pa e pranuar që jam shtirur? Dhe si t’ia them që të mos më hajë më shumë se 10 minuta kohë?"

Nuk je vetëm; shumë gra ngecin në të njëjtin cikël si ti. E kuptoj që kërkon ndryshim, por s’ta këshilloj të ndryshosh menjëherë apo të rrëfehesh papritur. Deri më tani, ia ke limituar vetes nivelin e kënaqësisë që merr për hir të rehatisë dhe pa dyshim është momenti për ndryshim.

Të rekomandoj t’i përkushtohesh një plani që përfshin ndryshime të vogla e graduale. Në vend që të stresohesh në do të kalosh në orgazmë apo jo, fokusohu në synime të vogla, si për shembull kënaqësia që merr kur bën dashuri. Bëj një listë me gjërat që kërkon nga partneri dhe ki guxim t’i kërkosh diçka më tepër sa herë jeni bashkë. Këto ndryshime kanë efekt më së miri nëse tregohesh specifike në gjërat që kërkon, nëse e udhëzon me durim, nëse e bën të kuptojë ç’të çon në klimaks.

Shumica e grave kanë nevojë për stimulim klitoral për të kaluar në orgazmë. Kur ia arrin qëllimit, vlerësoje me lëvdata, ndoshta ktheja me të njëjtën monedhë. Merr kohën që të nevojitet për t’i mësuar atij se ç’të pëlqen dhe se si duhet të të trajtojnë.  Do ta vlerësojë, madje do të eksitohet më shumë nga eksitimi yt. Dhe më e rëndësishmja, ti meriton të marrësh atë që të takon.