School & Career

4 shenjat që tregojnë që eprori juaj është toksik

4 shenjat që tregojnë që eprori juaj është toksik
Shutterstock

Çuditërisht, një përqindje e lartë e menaxherëve dështojnë në punën e tyre, për shumë arsye. Disa nuk kanë aftësinë e duhur për të menaxhuar dhe zhvilluar njerëzit, disa të tjerë nuk përshtaten dot me talentet dhe personalitetet e stafit e disa të tjerë, thjesht janë të painteresuar për të qenë menaxherë të mirë. Ndërsa një pjesë e tyre janë totalisht toksikë, ka edhe një përqindje të vogël që e fshehin paksa pjesën e toksicitetit, ama, këto 4 shenja e tregojnë më së miri:
 
Eprori është ndëshkues dhe kërcënues
 
Shpesh ju kërcënon se nëse nuk dërgoni një projekt në afatin e duhur, do të ndëshkoheni? Dhe kur nuk arrini ta dorëzoni, vërtet ju ndëshkon? Për të mund të duket si një teknikë e mirë për të shmangur sjelljet e padëshiruara në të ardhmen, por në fakt, kërcënimi dhe ndëshkimi nuk inkurajojnë aspak sjellje pozitive dhe as productive për punonjësit. Njerëzit që ndëshkohen, ose kërcënohen me ndëshkim, shpesh janë të pakënaqur dhe duan të largohen nga ky amnbient pune.
 
Kur privilegjon veten
 
Kur pushteti pëërdoret vetëm për qëllime vetjake, sjell efekte negative. Shpesh eprorët “dehen” nga avantazhet që përfitojnë për shkak të pozicionit të tyre në kompani dhe jashtë saj dhe kështu harrojnë interesat dhe dëshirat e stafit. Ngadalë, krijohet edhe një ego e pashëndetshme dhe eprorët shfaqin sjellje toksike.
 
Ka si tendencë përçarjen
 
A keni vënë re raste kur një epror ju thotë se dikush tjetër e bën punën më mirë se ju, apo kur krahason edhe ekipet e punës? Ka raste edhe kur eprorët favorizojnë punonjësit, duke krijuar kështu një ndjesi të pakëndshme për pjesën tjetër të stafit.

Favorizimi i punonjësve mund të vijë edhe për shkak se disa të tillë “përshtaten” me interesat, dëshirat dhe mendimet e eprorit, ndaj përfitojnë disa avantazhe më tepër se një punonjës që punon për aq sa paguhet, pa synuar apo u shtirur sikur bie dakord me gjithçka thotë eprori.
 
Gënjen
 
Studimet tregojnë se njerëzit vlerësojnë integritetin dhe sinqeritetin tek eprorët e tyre. Ka raste kur eprorët mashtrojnë dhe nuk e pranojnë në asnjë moment që janë gabim, ndaj kjo shkakton edhe mungesën e besimit të stafit ndaj tij. Me shumë gjasa, nëse një epror gënjen, s’e ka për herë të parë dhe nuk do ta ketë as për herë të fundit.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

4 signs that your boss is toxic

4 shenjat që tregojnë që eprori juaj është toksik
Shutterstock

Surprisingly, a high percentage of managers fail at their job, for many reasons. Some do not have the right ability to manage and develop people, some cannot adapt to the talents and personalities of the staff and some are simply not interested in being good managers. While some of them are totally toxic, there is also a small percentage that slightly hides the toxicity part, but these 4 signs show it best: The
 
superior is punishing and threatening
 
Are you often threatened that if you do not submit a project on time, you will be punished? And when you fail to deliver, does he really punish you? It may seem like a good technique to avoid unwanted behavior in the future, but in fact, threat and punishment do not encourage positive nor productive behavior for employees. People who are punished, or threatened with punishment, are often unhappy and want to leave the workplace.
 
When you privilege yourself
 
When power is used only for personal purposes, it brings negative effects. Often the superiors get "drunk" from the advantages they enjoy due to their position in the company and outside it and thus forget the interests and wishes of the staff. Slowly, an unhealthy ego builds up and superiors exhibit toxic behavior.
 
Tends to be divisive
 
Have you noticed times when a superior tells you that someone else does the job better than you, or when he compares work teams? There are also cases when the superiors favor the employees, thus creating an unpleasant feeling for the rest of the staff. The favoritism of employees can also come because some of them "fit" with the interests, wishes and thoughts of the superior, so they benefit from some advantages more than an employee who works as much as he is paid, without aspiring to agree with everything the superior says. .
 
Lying
 
Studies show that people value integrity and honesty in their superiors. There are cases when the superiors deceive and do not admit at any moment that they are wrong, so this also causes the lack of trust of the staff towards him. Most likely, if a superior lies, it's not the first time and it won't be the last.

Suggested Articles: