Art & Libra

Çmimet prestigjioze: Artisti konkurron me një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale & fiton

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2023

Çmimet prestigjioze: Artisti konkurron me një imazh të krijuar
Foto: © Boris Eldagsen

Artisti gjerman Boris Eldagsen pranoi se konkurroi në Çmimet Botërore të Fotografisë nga Sony për të nxitur debat. Ai po refuzon çmimin prestigjioz në kategorinë Creative pasi u shpreh se e krijoi fotografinë duke përdorur inteligjencën artificiale.

Fotografia fituese shfaqte dy gra nga gjenerata të ndryshme. Ai tha se aplikoi kastile me këtë fotografi për të zbuluar nëse do të përgatiteshin konkurset për imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Çmimet prestigjioze: Artisti konkurron me një imazh të krijuar

“Ne, bota e fotografive, kemi nevojë për një diskutim të hapur,” tha Eldagsen. “Një diskutim rreth asaj që duam të konsiderojmë fotografinë dhe çfarë jo. A është ombrella e fotografisë mjaft e madhe për të ftuar imazhet e inteligjencës artificiale që të hyjnë? Duke refuzuar çmimin, shpresoj ta përshpejtoj këtë deba."

Ai tha se ky ishte një “moment historik” pasi ishte hera e parë që një imazh i tillë fitonte një konkurs prestigjioz ndërkombëtar fotografie, duke shtuar: “Sa prej jush e dinit apo dyshonit se ishte krijuar nga inteligjenca artificiale?”

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Fotografisë tha se Eldagsen kishte konfirmuar bashkëkrijimin e imazhit duke përdorur inteligjencën artificiale dhe ata ia dhanë çmimin sepse janë të hapur edhe për krijime të tilla.

“Imazhet e inteligjencës artificiale dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Janë entitete të ndryshme. Inteligjenca artificiale nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin," theksoi artisti.