Bota

Pse francezët sulmuan selinë e Louis Vuitton?

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2023

Pse francezët sulmuan selinë e Louis Vuitton?

Qindra mijëra njerëz dolën sërish në protesta anembanë Francës të enjten, gjatë të cilave sindikalistë dhe grevistë sulmuan edhe selinë e kompanisë së mallrave luksoze LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton. Protestat kanë të bëjnë me planet e Emmanuel Macron për të rritur moshën minimale të pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Pse francezët sulmuan selinë e Louis Vuitton?

Incidenti ndodhi në të njëjtën ditë kur aksionet e LVMH u rritën me 4.6%, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Kompania, e cila zotëron marka të tilla si Louis Vuitton, Christian Dior, Tiffany and Co. dhe Bulgari, është aktualisht një nga kompanitë më të pasura në Europë; të ardhurat e tyre u rritën me 17% në tremujorin e fundit, pavarësisht problemeve ekonomike që kanë përfshirë gjithë botën.

Pse francezët sulmuan selinë e Louis Vuitton?

LVMH është në pronësi të Bernard Arnault, personi më i pasur në botë, i cili rrëzoi nga froni Elon Musk. Pasuria e tij i kalon 200 miliardë dollarë.

"Nëse po kërkoni para për të financuar pensionet, merrini ato nga xhepat e miliarderëve", tha një përfaqësues i sindikatës së hekurudhave në lidhje me reformën e re të pensionve. Jashtë selisë së LVMH, udhëheqësi i sindikatës Fabien Villedieu tha për CNN se "nëse Macron dëshiron të gjejë para për të financuar sistemin e pensioneve, ai duhet të vijë këtu për t'i gjetur ato".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada)

Presidenti francez është nën presion për të përcaktuar se si qeveria synon të qetësojë opinionin publik. Sondazhet tregojnë vazhdimisht se shumica e francezëve janë kundër reformës së pensioneve.