Metropolitan

Surprizë! Celine Dion rikthehet me një këngë të re

Surprizë! Celine Dion rikthehet me një këngë të re
ALICE CHICHE/AFP VIA GETTY IMAGES

Celine Dion do të jetë pjesë e kastit të komedisë romantike “Love Again” dhe i është besuar edhe kolona zanore, e cila mban të njëjtin titull.

Kënga “Love Again” është një baladë, ashtu siç i ka hije Celine dhe videoklipi është me pjesëza nga filmi, në të cilin luajnë Priyanka Chopra Jonas dhe Sam Heughan. Në një moment, si suprizë, shfaqet edhe Nick Jonas.
 
Kolona zanore e “Love Again” shënon edhe rikthimin e Dion me një këngë në gjuhën angleze, që pas albumit “Courage” në vitin 2019.
 
“U argëtova shumë me këtë film dhe pata nderin të aktroja me të bukurën dhe të talentuarën, Priyanka Chopra Jonas dhe Sam Heughan. Pjesëmarrja në filmin e parë (në karrierën time) është një dhuratë që do ta kujtoj gjithmonë”, tha Dion dhe iu referua historisë së komedisë si një “histori fantastike që të bën të ndihesh mirë”. Ajo shpreson që njerëzit do të pëlqejnë filmin, por edhe këngët e saj (5 në total).
 
“Love Again” është projekti i parë i Celine Dion, pas diagnozës se vuante nga sindroma Stiff-Person (sindroma e "personit të ngurtë"), një gjendje e rrallë neurologjike, e cila e detyroi Dion të anulonte shumë shfaqje dhe turne.

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. Kjo sindromë i kthen njerëzit në "statuja njerëzore" dhe ndodh 1 në 1 milion raste sepse bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e shktuar e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres, etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa që lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur. 

Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Jetëgjatësia e dikujt me SPS mund të shkojë nga 6 deri në 28 vite, varet nga gjendja shëndetësore e gjithsecilit. 

 

REELS

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Surprise! Celine Dion is back with a new song

Surprizë! Celine Dion rikthehet me një këngë të re
ALICE CHICHE/AFP VIA GETTY IMAGES

Celine Dion will be part of the cast of the romantic comedy "Love Again" and will also sing the soundtrack, with the same title.

"Love Again" is a ballad, as befits Celine, and the music video features excerpts from the film, which stars Priyanka Chopra Jonas and Sam Heughan. At one point, as a surprise, Nick Jonas also appears.
 
The "Love Again" soundtrack also marks Dion's return with an English-language song, since the album "Courage" in 2019. "I had a lot of
 
fun with this film and had the honor of acting with the beautiful and talented Priyanka Chopra Jonas and Sam Heughan. Being in the first movie (of my career) is a gift that I will always remember," Dion said, referring to the comedy's history as a "fantastic feel-good story." She hopes that people will like the movie, but also her songs (5 in total).
 
Love Again is Celine Dion's first project after being diagnosed with Stiff-Person syndrome, a rare neurological condition that forced Dion to cancel many shows and tours.

SPS is a rare neurological disorder with features of an autoimmune disease. This syndrome turns people into "human statues" and occurs in 1 in 1 million cases because it is a matter of muscle stiffness. SPS is characterized by increased muscle sensitivity and uncontrolled movement after any stimulus, be it noise, touch, stress, etc. The disease can go so far that movement or speech becomes impossible. 

There is no specific cure for Celine Dion's diagnosis, but only treatments that can slow down the progression of the disease. The life expectancy of someone with SPS can range from 6 to 28 years, depending on the individual's health.