Në episodin e radhës të “Çfarë po ndodh me kurorëzimin e mbretit Charles?”, kemi një përditësim për dukën dhe dukeshën e Sussex-it. A do të marrin pjesë?
Për ta përmbledhur, Pallati Buckingham njoftoi se Harry do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit – një ngjarje e rëndësishme në monarkinë britanike – ndërsa Meghan do të qëndrojë në Kaliforni.
Meghan nuk ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga funerali i mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar dhe zgjodhi që të qëndrojë në shtëpinë e çiftit në Montecito, Kaliforni, këtë herë për të fetuar ditëlindjen e të birit. Archie feston 4-vjetorin pikërisht në ditën kur Charles do të kurorëzohet mbret, 6 maj.
Thuhet se u deshën disa javë që ata të vendosnin nëse do të udhëtonin për në Londër për ceremoninë historike...duke marrë në konsideratë, epo e dini ju, dramën e famshme.
Harry do të jetë pranë të atit për një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tij, por me gjasë nuk do të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet gjatë tre ditëve të ceremonisë.
- Sërish tension në pallatin mbretëror, sigurisht i lidhur me Harry & Meghan
- Princi Harry thotë se ndihet shumë i lidhur me të ëmën, falë përvojave në pallatin mbretëror
- Princ Harry flet për traumat dhe përdorimin e drogave halucinogjene
- Çfarë? Për kurorëzimin e mbretit Charles, Camilla do të vishet nga dizajneri i preferuar i Diana-s
- Mbreti Charles u përball me një moment të sikletshëm dhe sigurisht, ka lidhje me princin Harry