Kuzhina

Doni të zgjidhni luleshtrydhe, mjedra apo boronica të freskëta? Provoni këtë super truk të thjeshtë

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2023

Doni të zgjidhni luleshtrydhe, mjedra apo boronica të freskëta?
Foto: Studio13lights/Shutterstock

Pavarësisht aftësive tuaja në kuzhinë, me siguri doni të jeni vigjilentë për të kuptur freskinë e ushqimeve. Nëse për produket e paketuara ne kemi datën e skadencës si referencë, për frutat dhe perimet mund të mos e kuptojmë se kur janë të freskëta dhe kur jo.

Me ardhjen e pranverës, me gjasë keni blerë luleshtrydhe, boronica apo mjedra. Si ta kuptoni gjithmonë se janë të freskëta dhe nuk do të prishen disa orë pasi t’i blini?

Një video e @naptown_thrifts tregon një truk të thjeshë që do t’ju ndryshojë mënyrën si bëni pazar. Mjafton të ktheni përmbys kutinë e frutave. Nëse luleshtrydhet ose frutat e tjera të ngjashme ngjisin në fund të kutisë plastike, mos i blini sepse nuk janë të freskëta dhe me gjasë do ta humbasin shijen e tyre shumë shpejt.

Nëse s’jeni me fat dhe e keni të pamundur ta ktheni kutinë përmbys (ndoshta sepse nuk ka kapak), mund t’u merrni erë. Nëse nuk kanë aromën karakteristike, me gjasë nuk janë të freskëta. Gjithashtu shihni me kujdes nëse mes frutave ka myk. Nëse po, mos i blini.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meredith Alston (@naptown_thrifts)