
Vladimir Putin kritikon BE-në dhe SHBA-në

Vladimir Putin ka takuar ambasadorët e rinj të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Rusisë dhe s’i ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj Perëndimit, për rritjen e konfortimit gjeopolitik me Rusinë.
Ai theksoi se BE-ja e nisi këtë përballje, duke bërë hapa mbrapa në misionin e saj që synon rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe integrim të kontinentit të Europës, gjithashtu, akuzoi SHBA-në se ëprmes revolucionit, po nxit konfliktin në Ukrainë.
Kina mbështet paqen në Ukrainë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping tha se do të mbështesë të gjitha përpjekjet për rivendosjen e paqes në Ukrainë, pas vizitës që pati me Emmanuel Macron në Pekin.
Në një deklaratë të përbashkët, ata u shprehën se Kina dhe Franca kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera bërthamore, gjithashtu, mbështesin Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”.
Agjencitë botërore theksojnë se në deklaratën e përbashkët, nuk përmendet Rusia dhe as nuk dënohet pushtimi i Ukrainës.
Stuhitë e akullit në Kanada shkaktojnë viktima

Gjendja e motit në Kanada vijon të jetë e rënduar. Dy njerëz mbetën viktima si pasojë e stuhive të akullit, si dhe më tepër se një milion të tjerë mbetën pa energji. Stuhitë goditën pjesë të popullarizuara të Kanadasë, duke shkaktuar erëra të forta dhe rrëzimin e pemëve dhe linjave elektrike.
Për pasojë, humbi jetën një burrë në Quebec dhe një tjetër në Ontario, nga rrëzimet e pemëve.
Autoritetet ruse kërkojnë 25 vite burg për gazetarin që kritikoi Kremlinin

Gazetari rus Vladimir Kara-Murza kritikoi qëndrimin e Kremlinit dhe për këtë, rrezikon 25 vite burg. Prokurorët rusë kanë kërkuar këtë dënim, pas një seance me dyer të mbyllura të mbajtur më 6 prill.
Sipas avokates së gazetarit, Vladimir ka humbur 17 kg nga qëndrimi në burg dhe theksoi se çështja e klientit të saj po përparon me shpejtësi. Gazetari mund të dënohet për disa akuza, përfshirë edhe tradhti.
Ajo tha çështja kundër aktivistit të opozitës ruse për disa akuza, përfshirë tradhtinë, po vazhdon me shpejtësi. Kara-Murza u arrestua në prill të vitit të kaluar, pasi u kthye në Rusi.