
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë një podkast, “Flasim”.
“Mirëmëngjes, dhe me disa fjalë për podkastin tim ‘Flasim’, që së shpejti do të hapë siparin për të ftuarit, ju uroj një javë të mbarë,” shkroi ai në rrjetet sociale.
Podkasti – një program i destinuar për t’u transmetuar në versionin audio, pra për t’u dëgjuar, por që mund të përmbajë edhe video – “Flasim” “është një eskperiencë e re për mua,” tha Rama.
“‘Flasim’ është podkasti im, i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur, personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë të huaj, miqësorë ose jo ndaj meje, por edhe protagonistë të tjerë shqiptarë aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike,” shtoi më tej.
“Madje, edhe kundërshtarë, pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira. ‘Flasim’” përfundoi Rama.
Podkastet janë një medium që po përqafohet gjithnjë e më shumë nga politika, sepse mund t’u japë politikanëve më shumë kontroll dhe akses të drejtpërdrejtë te audienca.