Jetëgjatësia mesatare e njerëzve së shpejti mund të arrijë mbi një shekull, sipas një studimi të fundit.
Studiuesit kanë sfiduar idenë se ekziston një 'kufi maksimal' për jetën njerëzore siç e njohim ne dhe zbuluan se njerëzit në një të ardhme mund të jetojnë deri në 120 vjet e më shumë.
Personi më i vjetër i regjistruar në botë që ka jetuar ndonjëherë, Jean Louise Calment, vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997.
Që atëherë, asnjë tjetër nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë jetëgjatësinë e saj brenda 25 viteve të fundit.
Ndërsa kjo mund të ketë bërë që shumë njerëz të kenë përshtypjen se kohëzgjatja e jetës njerëzore ka një kufi biologjik - një studim i kohëve të fundit e ka hedhur poshtë këtë supozim.
Botuar në revistën PLOS One, një studim i ri analizoi shkallët e vdekshmërisë së të moshuarve në 19 vende të ndryshme dhe hulumtoi se si rritja e shkallës së vdekshmërisë sipas moshës ndryshon midis grupeve të lindura në vite të ndryshme.
Disa nga vendet përfshinin SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë dhe Francën.
Sipas profesorit David McCarthy, në dekadat e fundit, probabilitetet e vdekshmërisë së të moshuarve janë përmirësuar më shpejt se në çdo kohë tjetër.
Ndërsa studiuesit nuk mund të përcaktonin arsyen e saktë për këtë, McCarthy dhe ekipi i tij thanë se ka të bëjë sigurisht me një rritje në shëndetin publik si dhe me përparimin e shpejtë të teknologjisë mjekësore.
Studiuesit përfunduan:
"Ndërsa gjeneratat e reja arrijnë këto mosha të avancuara, ne mund të presim që rekordet e jetëgjatësisë me të vërtetë të tejkalohen. Nëse ka një kufi maksimal për jetëgjatësinë e njeriut, ne ende nuk i jemi afruar."
Ndërsa ideja e jetës (thuajse) të përjetshme tingëllon tunduese - shumë njerëz nuk janë dhe aq dakord me idenë.
"Më mirë jo", shkroi dikush në Instagram.
Një tjetër argumentoi se si ne mund të jetojmë më gjatë, por për çfarë na duhet cilësia e jetës që do të kemi pas moshës 100 vjeç.
"Unë jam këtu për t'ia kaluar mirë, jo për të qëndruar gjatë", u shpreh një tjetër komentues.
Burimi: LadBible