Metropolitan

Italia ndalon përdorimin e ChatGPT, pas pretendimit se cenon privatësinë e përdoruesve

Italia ndalon përdorimin e ChatGPT, pas pretendimit se cenon
Getty Images

Italia është vendi i parë perëndimor që bllokon chatbot-in e avancuar ChatGPT, pas shqetësimeve që lidhen me privatësinë e përdoruesve. Autoriteti Italian i Mbrotjes së të Dhënave tha se ky program cenonte privatësinë e njerëzve që zgjidhnin t’i bënin pyetje chatbot-it inteligjent.
 
Autoritetet italiane kanë thënë se jo vetëm do ta bllokonin chatbot-in e OpenAI, por do të hetonin edhe nëse ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, në mënyrë që ta dinë nëse është i sigurt përdorimi i platformës inteligjente, duke shtuar se më 20 mars, platforma kishte bërë një shkelje të të dhënave, që cenonte bisedat e përdoruesve. Më pas, thanë se nuk ka asnjë bazë ligjore që justifikon “mbledhjen dhe ruajtjen massive të të dhënave personale, me qëllim të trajnimit të algoritmeve që qëndrojnë në themel të funksionimit të platformës”.
 
Një tjetër shqetësim është se edhe verifikimi i moshës. Duke qenë se platforma nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar moshën e përdoruesve, atëherë ekziston rreziku i ekspozimit të të miturve ndaj përgjigjeve të papërshtatshme, në krahasim me shkallën e tyre të zhvillimit dhe ndërgjegjësimit.
 
Që prej krijimit të ChatGPT në nëntor të vitit 2022, janë ngritur disa shqetësime se mos inteligjenca artificiale do të shkurtojë vendet e punës dhe do të zëvendësojë kontributin e njerëzve nëpër kompani.

Në fillim të javës, Elon Musk kërkoi që ky sistem të pezullohej, pasi ishte mëse prezent risku se do të niste gara e zhvillimit të tyre dhe si përfundim, do të dilnin jashtë kontrollit.
 
Miliona njerëz e përdorin ChatGPT, pasi platforma mund t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, në gjuhë natyrale, të ngjashme me atë të njeriut, gjithashtu, mund të imitojë stile të të shkruarit, të formulojë kode programimi, etj. Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë për ta zhvilluar këtë platformë.
 
Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Italy bans the use of ChatGPT, after claims it violates users' privacy

Italia ndalon përdorimin e ChatGPT, pas pretendimit se cenon
Getty Images

Italy is the first western country to block advanced chatbot ChatGPT, following concerns about user privacy. The Italian Data Protection Authority said the program violated the privacy of people who chose to ask questions of the intelligent chatbot.
 
Italian authorities have said that they would not only block OpenAI's chatbot, but would also investigate whether it complied with the General Data Protection Regulation in order to know whether it is safe to use the intelligent platform, added that on March 20, the platform had committed a data breach that compromised user conversations. Then, they said that there is no legal basis that justifies "the massive collection and storage of personal data, for the purpose of training the algorithms underlying the operation of the platform".
 
Another concern is that even age verification. Since the platform has no way to verify the age of users, there is a risk of exposing minors to inappropriate responses, compared to their level of development and awareness.
 
Since the creation of ChatGPT in November 2022, some concerns have been raised that artificial intelligence will cut jobs and replace the contribution of people in companies.

At the beginning of the week, Elon Musk requested that this system be suspended, as there was a risk that the race for their development would start and, as a result, they would get out of control.
 
Millions of people use ChatGPT, as the platform can answer their questions, in natural, human-like language, it can also imitate writing styles, formulate programming codes, etc. Microsoft has spent billions of dollars to develop this platform.
 
Suggested Articles: