Showbiz

Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm dhe rrëfen përjetimet e saj

Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm dhe rrëfen
YouTube

Elsa Lila erdhi nga Roma në Tiranë, për një intervistë ekskluzive me Mira Kazhanin, ku ndër të tjera, foli edhe për arrestimin nën akuzën se mbante llogaritë e një rrjeti trafikantësh në Itali.
 
Këngëtarja nuk tregoi asnjëherë për momentin e shumëpërfolur, por këtë herë, në podkastin “Zë me Mirën”, rrëfeu përvojën e saj.
 
Mira e pyeti pikërisht për atë moment të vështirë të jetës së Elsës dhe këngëtarja u shpreh:

“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh”, kujtoi Elsa.

Më pas, vijoi:

“Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni, në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu? Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës sime. Çdo gjë ishte absurde. Pra, nuk gjehet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjehet asgjë në telefonin tim. Nuk gjehet asgjë përsa i përket figurës sime. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan”.

Këngëtarja tha se periudha e izolimit ishte gati kafshërore dhe më pas, tregoi edhe për komunikimin e parë që kishte në 2 muaj:

“Komunikimi i parë…Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam rreshtur së e thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu?”. “Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt!” (përgjigjeshin), tha Elsa.

Ajo tregoi se nuk kishte avokat dhe se e kishte takuar avokatin e çështjes pas 3 javëve:

“Unë nuk kisha avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë dhe nga familja ime, të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte. Pra refreni im ishte: “Jam e pafajshme! Jam e pafajshme”! Dhe më pas u thashë të futeshin në Google dhe të shihnin kush unë isha dhe çfarë dija të bëja dhe cila jam realisht. Jam një artiste nuk jam një kriminele! Ju lutem, shkoni dhe lexoni mbi mua, dëgjoni zërin tim. A mundet një njeri që transmeton atë që transmeton me emocionet e saj, njëkohësisht t`i bëjë dëm shoqërisë? Të jetë një kriminele?, tregoi këngëtarja, e prekur.

Elsa shtoi se edhe se arrestimi i saj ishte absurd, pasi e mira dhe e keqja nuk mund të qëndrojnë bashkë:

“Nuk mund të qëndrojnë të dyja figurat bashkë sepse është e pamundur të qëndrojnë të dyja. E bukura dhe e shëmtuara në të njëjtin trup nuk mund të bashkëjetojnë dhe shumë shpejt e kuptuan të gjithë. Gardianet, pasi kishin parë se cila isha, në ditët në vijim, ndryshuan totalisht sjellje me mua.

Ajo shtoi:

Bashkëbisedonim në mënyrë "normale", jo si një superiore me një qenie inferiore. Mundoheshin të më ndihmonin, të më ruanin nga individë të rrezikshëm”, theksoi, duke thënë edhe se kishte shumë frikë.

Elsa rrëfeu edhe se pasi u shpall e pafajshme, përjetoi triumfin dhe sigurisht, e ceku edhe pjesën e komenteve në Shqipëri, duke thënë se nuk i kishte lexuar, por ama, ia kishin treguar. Ajo shpjegoi edhe pse zgjodhi të mos reagonte kurrë, pasi sipas Elsës, do të ishte një tjetër mënyrë për t’u bërë lajm nëpër media.

Elsa Lila bëri me dije se të gjitha kujtimet e saj gjatë kësaj periudhe, do t’i rrëfejë në një libër të cilin është duke e shkruar.

Më 16 mars të vitit të kaluar, Elsa Lila ishte ndër 9 personat e arrestuar nga policia italiane, si pjesëtare e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në shitjen e drogës.

Mediat italiane, si "La Repubblica" apo "Il Messaggero", raportuan se Lila ishte një nga 9 të arrestuar nga ekipet antimafia në Romë, ndërkohë që ishin lëshuar 13 urdhër arreste. Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Elsa Lila speaks for the first time about her arrest and experiences

Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm dhe rrëfen
to YouTube

Elsa Lila came from Rome to Tirana, for an exclusive interview with Mira Kazhani, where, among other things, she talked about her arrest under the charge of keeping the accounts of a network of traffickers in Italy.
 
The singer never told about the much-talked-about moment, but this time, in the podcast "Zë me Miren", she confessed her experience.
 
Mira asked her exactly about that difficult moment in Elsa's life, and the singer said:

"That terrible morning, March 16, 2022, while I was sleeping peacefully at 5 o'clock in the morning, sleeping together with my daughter in my arms, 7 policemen appeared at my house, armed to the teeth. They ransack my house to the last detail and found only books, works of art, musical instruments and children's toys," Elsa recalled.

Then he continued:

"They looked at me as strange, because they were looking for something in my house that did not exist, and I kept asking them, I said: "What are you looking for, first of all, from me and what are you looking for here? There is nothing here"! A verbal process where only my cell phone and my daughter's iPad were seized. Everything was absurd. So nothing is found in my house. Nothing found on my phone. Nothing is found regarding my picture. It had nothing to do with my figure, but again they had to execute the order to take me where they took me."

The singer said that the period of isolation was almost brutal and then she also told about the first communication she had in 2 months:

“Komunikimi i parë…Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam rreshtur së e thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu?”. “Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt!” (përgjigjeshin), tha Elsa.

Ajo vazhdoi:

“Unë nuk kisha avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë dhe nga familja ime, të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte. Pra refreni im ishte: “Jam e pafajshme! Jam e pafajshme”! Dhe më pas u thashë të futeshin në Google dhe të shihnin kush unë isha dhe çfarë dija të bëja dhe cila jam realisht. Jam një artiste nuk jam një kriminele! Ju lutem, shkoni dhe lexoni mbi mua, dëgjoni zërin tim. A mundet një njeri që transmeton atë që transmeton me emocionet e saj, njëkohësisht t`i bëjë dëm shoqërisë? Të jetë një kriminele?, tregoi këngëtarja.

Elsa shtoi se edhe se arrestimi i saj ishte absurd, pasi e mira dhe e keqja nuk mund të qëndrojnë bashkë:

“Nuk mund të qëndrojnë të dyja figurat bashkë sepse është e pamundur të qëndrojnë të dyja. E bukura dhe e shëmtuara në të njëjtin trup nuk mund të bashkëjetojnë dhe shumë shpejt e kuptuan të gjithë. Gardianet, pasi kishin parë se cila isha, në ditët në vijim, ndryshuan totalisht sjellje me mua. Bashkëbisedonim në mënyrë normale, jo si një superiore me një qenie inferiore. Mundoheshin të më ndihmonin, të më ruanin nga individë të rrezikshëm”, theksoi, duke thënë edhe se kishte shumë frikë.

Elsa rrëfeu edhe se pasi u shpall e pafajshme, përjetoi triumfin dhe sigurisht, e ceku edhe pjesën e komenteve në Shqipëri, duke thënë se nuk i kishte lexuar, por ama, ia kishin treguar. Ajo shpjegoi edhe pse zgjodhi të mos reagonte kurrë, pasi sipas Elsës, do të ishte një tjetër mënyrë për t’u bërë lajm nëpër media.

Elsa Lila bëri me dije se të gjitha kujtimet e saj gjatë kësaj periudhe, do t’i rrëfejë në një libër të cilin është duke e shkruar.

Më 16 mars të vitit të kaluar, Elsa Lila ishte ndër 9 personat e arrestuar nga policia italiane, si pjesëtare e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në shitjen e drogës.

Mediat italiane, si "La Repubblica" apo "Il Messaggero", raportuan se Lila ishte një nga 9 të arrestuar nga ekipet antimafia në Romë, ndërkohë që ishin lëshuar 13 urdhër arreste. Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës.

Artikuj të sugjeruar: