Celebrity

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at që cilësohen si “serial daters”, sipas internetit

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2023

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at

“Serial daters”, një person që del në shumë takime, apo lidhet me shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore, sepse vdesin për ndjesinë e “ndjekjes”. Me videon e puthjes mes Emily Ratajkowski-t dhe Harry Styles, historitë e pafundme të Pete Davidson, “fiksimin” e Leo DiCaprio-s me vajzat nën 25-vjeç, apo historitë e John Mayer, interneti rikthen në vëmendje disa nga “serial daters” më të famshëm:

Emily Ratajkowski

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at
Caroline Wurtzel / Bustle; John Shearer, Jamie Squire, Gotham / Getty Images

Modelja, autorja dhe aktorja Emily Ratajkowski është ndarë nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard në vjeshtën e vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe është parë me disa partnerë: DJ Orazio Rispo, Pete Davidson, artisti Jack Greer, Brad Pitt, Eric Andre dhe së fundmi, u filmua duke u puthur me Harry Styles.

Pete Davidson

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at
Caroline Wurtzel / Bustle; Gotham, Karwai Tang / Getty Images

Pete Davidson është pak a shumë si David Spade i viteve ‘2000. Nëse nuk e mbani mend, Spade ka dalë për një kohë shumë të shkurtër me Heather Locklear, Carmen Electra, Pamela Anderson…lista është shumë e gjatë. Ndërkohë, Davidson nisi serinë e tij të romancave me Cazzie David. Më pas, u fejua me Ariana Grande dhe kur u ndanë, u lidh me: Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor, Kim Kardashian dhe për momentin, me Chase Sui Wonders. Gjithsesi, diçka brenda meje më thotë se sërish, seria do të vijojë…

Lori Harvey

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at
Caroline Wurtzel / Bustle; Pascal Le Segretain, Kevin Mazur/VF22, Amy Sussman/GA / Getty Images

Ndonëse Lori është paksa më private, sërish nuk mund t’i shpëtojë listës, pas lidhjeve me Michael B.Jordan, Future, Trey Songz, Memphis Depay, sipas thashethemeve, ka dalë me Diddy dhe me djalin e tij, Justin Combs, ndërsa së fundmi, me Damson Idris.

John Mayer

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at
Caroline Wurtzel / Bustle; Kevin Mazur/VF, Bryan Bedder, Steve Granitz / Getty Images

Le të themi se edhe John Mayer ka një histori si “serial dater”. Ai e nisi me Jennifer Love Hewitt, më pas, me Jessica Simpson, për të vijuar me Minka Kelly, Jennifer Aniston, Taylor Swift dhe Kate Perry.

Ëmbëlsira për në fund: Leonardo DiCaprio!

Shumë partnerë në pak kohë: Cilët janë V.I.P-at
Caroline Wurtzel / Bustle; Carlo Allegri, WireImage House / Getty Images; John Sheene/Ace Pictures / Shutterstock

Aktori 48-vjeçar ka dalë me kaq shumë modele. Gati? Vendosni rripin e sigurimit, sepse ka për të qenë një udhëtim i gjatë!
 
Gisele Bundchen, Bar Refaeli, Anne V, Blake Lively, Erin Heatherton, Toni Garrn, Kelly Rohrbach, Nina Agdal, Camilla Morrone, Gigi Hadid, Victoria Lama.

Burimi: PopSugar