Showbiz

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë mbi postimin e Selena Gomez për bullizmin ndaj Hailey-t

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë mbi postimin e
Instagram

Pak orë më parë, Selena Gomez postoi një reagim në Instastory, për dramën mes saj dhe Hailey Bieber, duke u kërkuar fansave që të jenë të sjellshëm dhe të mos bullizojnë dhe kërcënojnë me vdekje Hailey. (Deklaratën e plotë e gjeni këtu).
 
Këtë postim të Selena-s, e ka publikuar edhe Beatrix Ramosaj dhe u shpreh:

“Kam qenë dëshmitare se si në Shqipëri dalin hapur në televizione dhe s’e kanë problem të tregojnë metodat e përhapjes, apo kënaqësinë që marrin duke justifikuar “për lojë” bullizmin. Gjithsesi, Selena (një emoji me kurorë mbretëreshe”.

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë mbi postimin e
 
Më pas, ajo publikoi edhe një video të mesazheve që dikush i dërgonte, duke e ofenduar dhe mallkuar, shoqëruar me këtë mbishkrim: “Ndaj unë zgjedh gjithmonë moton: “Let go and let GOD” (Lëre në të shkuarën dhe lër Zotin (të merret)”.

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë mbi postimin e

Beatrix është përballur me bullizmin online pas daljes nga edicioni i parë i “BBVA”, pasi krijoi një lidhje me Donald Veshajn. Ata i dhanë fund lidhjes pas finales së “BBVA”, por komentet ndaj Trixës nuk ndalën. Shpesh, ajo është shprehur për të gjithë ankthin dhe ndjesitë që përjetoi gjatë asaj periudhe, duke treguar kështu se si ndikon bullizmi në jetën e një personi, qoftë ai publik, apo person i thjeshtë.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Trixa u shpreh: 

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying".

Më pas, vijoi:

“Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim.”

Ajo tha edhe se kishte vendosur të mos heshtte më, duke shtuar: 

“Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, përfshirë edhe atë online,” shprehet ajo. Thënë kjo, nga sot e tutje, çdo portal që do të mundohet të më prishë imazhin, çdo individ që do të më ofendojë ose kërcënojë, do të përballet me pasoja ligjore.”

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Kelly Osborne (41-vjeç) , vajza e artistit të ndjerë Ozzy Osborne, tronditi të gjithë me pamjen e saj në Brit Awards

Një nga momentet më të përfolura të BRIT Awards 2026 ishte paraqitja surprizë e Dua Lipa-s, e cila u ngjit papritur në skenën e Co-op Arena në Manchester dhe elektrizoi publikun. Ylli i muzikës iu bashkua Mark Ronson gjatë performancës së tij, duke kënduar këngën “Dance the Night”.