Fashion & Beauty

Arsyeja paksa *e shpifur* pse s'duhet të flini me flokë të lagur!

Arsyeja paksa *e shpifur* pse s'duhet të flini me flokë të
Photo Credits: Urbazon

Të gjithëve na ka ndodhur të bëjmë dush natën vonë dhe të shkojmë në shtrat me flokë të lagur. Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë disa efekte të pakëndshme për skalpin, fytyrën dhe pjesë të tjera të trupit.

Marilisa Sears, drejtoreshë artistike për flokët e Marc Anthony, thotë:

"Unë nuk e këshilloj kurrë të shkuarit në shtrat me flokë të lagur, sepse mund të çojë në infeksione kërpudhore dhe bakteriale, që sjellin më pas kruajtje të kokës dhe zbokth."

Flokët janë më të brishtë kur janë të lagur, kështu që nëse shkoni ashtu në shtrat, ka më shumë gjasa që ato të këputen. 

Nëse flini me flokë të lagur, skalpi mund të bëhet më i ndjeshëm dhe lëkura aty të acarohet.

Nga ana tjetër, po të njëjtat efekte negative vlejnë dhe për lëkurën. Nëse së fundmi keni shkuar shpesh me flokë të lagur në shtrat, nuk do surprizoheshim nëse do na thonit se keni vënë re një acarim të lëkurës me gunga dhe akne.

Ne (nisur nga ç'thonë dermatologët), ju këshillojmë të ndërroni këllëfët e jastëkëve të paktën një herë në javë dhe të mos shkoni në shtrat me flokët e lagur.

Jastëkët prej mëndafshi dhe sateni janë më të mirë për të krijuar më pak fërkime dhe për këtë arsye më pak dëmtim të flokëve sesa këllëfët e jastëkëve prej pambuku, por nuk kanë domosdoshmërisht ndikim në sasinë e baktereve që mund të formohen.

Burimi: Glamour

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The slightly *slandered* reason why you shouldn't sleep with wet hair!

Arsyeja paksa *e shpifur* pse s'duhet të flini me flokë të
Photo Credits: Urbazon

We've all had a late night shower and go to bed with wet hair. Unfortunately, this can cause some unpleasant effects on the scalp, face and other parts of the body.

Marilisa Sears, Marc Anthony Hair Artistic Director, says:

"I never advise going to bed with wet hair because it can lead to fungal and bacterial infections, which then lead to itchy scalp and dandruff."

Hair is most fragile when it's wet, so if you go to bed like that, it's more likely to break. 

If you sleep with wet hair, the scalp may become more sensitive and the skin there may become irritated.

On the other hand, the same negative effects apply to the skin. If you've been going to bed with wet hair a lot lately, we wouldn't be surprised if you told us you've noticed some skin irritation with bumps and acne.

We (according to dermatologists) advise you to change your pillowcases at least once a week and not to go to bed with wet hair.

Silk and satin pillows are better at creating less friction and therefore less hair damage than cotton pillowcases, but they don't necessarily have an impact on the amount of bacteria that can build up.

Source: Glamour