
Kurorëzimi i mbretit Charles është vetëm disa ditë larg dhe sërish nuk ka një përgjigje zyrtare nëse Meghan Markle dhe princ Harry do të jenë prezentë në ceremoni. Gjithsesi, gjithë ky tension po shkakton *drama* në familjen mbretërore dhe në fakt, situata do të jetë njësoj e nderë në të dy skenarët:
Nëse Harry dhe Meghan vendosin të shkojnë në kurorëzim
Nëse Harry dhe Meghan nuk vendosin të shkojnë në kurorëzim
Sipas, ekspertes mbretërore, Louise Roberts: “Problemi është se nëse dikush do të jetë pranë tyre, për shembull William dhe Kate, nuk do t’u thonë atyre asnjë fjalë. Të gjithë janë të trembur”, nënvizoi ajo.
Ndërsa, po të mos shkojnë, prapë është situatë tensioni, pasi më shumë distancë nga pallati mbretëror, më shumë trishtim për mbretin Charles, më shumë tituj mediatikë…

Meghan dhe Harry janë në negociata e sipër për pjesëmarrjen e tyre në kurorëzim dhe kërkojnë që e gjithë familja e tyre të paraqitet në ballkonin e pallatit Buckingham, së bashku me mbretin Charles, mbretëreshën bashkëshorte Camilla, princin Willaim, princeshën Kate Middleton dhe fëmijët e tyre.
Pra, si gjithmonë ka tension…
Artikuj të sugjeruar:
- Princi Harry thotë se ndihet shumë i lidhur me të ëmën, falë përvojave në pallatin mbretëror
- Princ Harry flet për traumat dhe përdorimin e drogave halucinogjene
- Khm-khëm, thuhet se deri tani, askush nuk e ka me qejf të performojë në kurorëzimin e Charles
- U tha se Harry & Meghan do të hidhnin në gjyq “South Park”, por si qëndron e vërteta?
- Mos vallë Kate Middleton e përgënjeshtroi sërish Meghan Markle?