Është tjetër gjë të të thonë sa ngjan me Rihanna-n dhe komplet tjetër gjë që edhe vetë Rihanna ta pranojë sa ngjan dikush me të. Pikërisht kjo i ndodhi 28-vjeçares, Priscila Beatrice, e cila ngjan aq shumë me Rihanna-n, sa të gjithë njerëzit në TikTok janë konfuzë. Madje, aq konfuzë sa e kanë rikthyer sërish në vëmendje, edhe pas 3 viteve.
@priscila.beatriceoficial Bitch better have my money #trending #bbhmmchallenge ? original sound - EX7STENCE™
Beatrice postoi një video në TikTok, duke rikrijuar look-un e Riri-t në “British Fashion Award” dhe ishte super e vështirë t’i dalloje.
Një llogari e njohur në Instagram, The Shade Room, postoi Beatrice në Instagram, Rihanna e pa dhe komentoi: “Ku është albumi, motër?”, nisur nga komentet që i bëjnë fansat herë pas here. E ndonëse ngjarja ka ndodhur në 2020-ën, sërish momenti është bërë viral dhe Beatrice është rikthyer në #fyp e njerëzve.
View this post on Instagram
Sigurisht, sozia e Riri-t e mori vesh lajmin dhe u shpreh: “Nuk mund ta besoj! @theshaderoom postoi videon time në profilin e tyre dhe vetë Rihanna pa videon dhe komentoi! Doni ta dini si ndihem tani? Nuk ndaloj dot së qari nga emocionet! Nga lumturia! Është një ëndërr! Zoti është fantastik!”.
View this post on Instagram
Nuk është hera e parë që dikush i ngjan shumë Rihanna-s dhe ajo e vë re. Në korrik të vitit 2019, Riri postoi foton e një vajze të vogël që ngjante shumë me të. “Për pak rrëzova telefonin. Si?”, shkroi Rihanna dhe tha se vajza në foto është një mini Rihanna.