Metropolitan

Që nga nofkat e deri te zënkat: Kate dhe William në përditshmëri, sipas një autori mbretëror

Që nga nofkat e deri te zënkat: Kate dhe William në
Getty Images

Autori Tom Quinn ka treguar disa fakte mjaft interesante rreth çiftit mbretëror, Kate dhe William në librin e tij të ri, “Gilded Youth”. Nga libri, mësuam këto fakte rreth çiftit dhe si zemërmirë që jemi, po i ndajmë me ju:

William dhe Kate i kanë vendosur njëri-tjetrit nofka shumë të lezetshme

Sipas autorit, Kate i referohet William si “zemër”, por edhe “qeros”, për shkak se le të jemi të sinqertë: Willi s’ka më aq shumë flokë sa dikur. Nga ana tjetër, ai i thërret Kate “Duchess of Doolittle” ose (Dod”) për shkurt, referuar kritikave që mbretëresha Elizabeth II i ka bërë Kate, duke i vënë në dukje se ajo s’kishte karrierë para se të martohej me princin William.
 
Por, nuk mungojnë as “i dashur”, kur Kate është paksa e acaruar dhe pasivo-agresive me të. Imagjino: “I dashur, e pe çfarë broçkollash kishte shkruar yt vëlla për mua?!”.

Kanë qasje të ndryshme kur grinden

"Kate është person i qetë, ndërsa William jo dhe aq” thotë Quinn, por nga ana tjetër, Kate grindet me mençuri. Autori shkruan se Kate ka një energji dhe “qetësi budiste”, të paktën në prezencë të anëtarëve të pallatit mbretëror.
 
“Sigurisht, William dhe Kate, si të gjithë çiftet, ndonjëherë edhe e teprojnë, i bërtasin dhe i thonë gjëra të pakëndshme njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Kate ka një qasje tjetër edhe ndaj shtypit dhe medias

Kate ka një aftësi të pazakontë që të mos e humbë toruan ndaj komenteve të mediave. Më parë, kur ajo u lidh me William, mediat shkruan pafundësisht për faktin se e ëma e saj vinte nga një klasë punëtore, apo edhe për periudhën kur Kate festonte dhe argëtohej me miqtë, por Kate kurrë s’komentoi asgjë, as nuk u ankua dhe as nuk i shkroi letra mediave apo gazetarëve. Me thënë të drejtën, kjo duket si një strategji, sepse tani, po të kërkosh në Google, Kate ka shumë komente pozitive.

Princi dhe princesha e Uellsit duan të cilësohen si “njerëz të zakonshëm”

Pra, ata nuk duan të përcjellin idenë se janë “një çift i përkryer që gjithçka u shkon vaj”, përkundrazi, duan ta bëjnë të qartë që “si çdo çift tjetër, kanë ditë që vërtet e mërzisin, apo nuk i flasin njëri-tjetrit”, u shpreh Quinn.
 
“Will dhe Kate duan të shihen si një çift i zakonshëm, me të gjitha sfidat që hasin për të rritur fëmijët, me punën dhe me gjithçka që jeta u sjell përpara”.
 
Domethënë, princi dhe princesha duken më të zakontë se ne mendonim, ndaj herë tjetër, kur të zihesh me partnerin/en, kujtohu që një princ apo princeshë nuk ka asgjë më shumë se ti. Përveç bizhuterive fantastike, pallateve, parave, titullit, privilegjeve mbretërore…nejse, detaje.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

From nicknames to fights: Kate and William in everyday life, according to a royal author

Që nga nofkat e deri te zënkat: Kate dhe William në
Getty Images

Author Tom Quinn has revealed some very interesting facts about the royal couple, Kate and William in his new book, Gilded Youth, telling us more about their relationship.

William and Kate have given each other very cute nicknames

According to the author, Kate refers to William as "heart" but also "hair," because let's be honest: Willi doesn't have as much hair as he used to. On the other hand, he calls Kate the "Duchess of Doolittle" or (Dod) for short, referring to the criticism that Queen Elizabeth II has made of Kate, noting that she had no career before marrying Prince William .
 
But "dear" is not missing either, when Kate is a bit irritated and passive-aggressive with him. Imagine: "My dear, did you see what nonsense your brother had written about me?!".

They have different approaches when they fight

"Kate është person i qetë, ndërsa William jo dhe aq” thotë Quinn, por nga ana tjetër, Kate grindet me mençuri. Autori shkruan se Kate ka një energji dhe “qetësi budiste”, të paktën në prezencë të anëtarëve të pallatit mbretëror.
 
“Sigurisht, William dhe Kate, si të gjithë çiftet, ndonjëherë edhe e teprojnë, i bërtasin dhe i thonë gjëra të pakëndshme njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Kate ka një qasje tjetër edhe ndaj shtypit dhe medias

Kate ka një aftësi të pazakontë që të mos e humbë toruan ndaj komenteve të mediave. Më parë, kur ajo u lidh me William, mediat shkruan pafundësisht për faktin se e ëma e saj vinte nga një klasë punëtore, apo edhe për periudhën kur Kate festonte dhe argëtohej me miqtë, por Kate kurrë s’komentoi asgjë, as nuk u ankua dhe as nuk i shkroi letra mediave apo gazetarëve. Me thënë të drejtën, kjo duket si një strategji, sepse tani, po të kërkosh në Google, Kate ka shumë komente pozitive.

Princi dhe princesha e Uellsit duan të cilësohen si “njerëz të zakonshëm”

Pra, ata nuk duan të përcjellin idenë se janë “një çift i përkryer që gjithçka u shkon vaj”, përkundrazi, duan ta bëjnë të qartë që “si çdo çift tjetër, kanë ditë që vërtet e mërzisin, apo nuk i flasin njëri-tjetrit”, u shpreh Quinn.
 
“Will dhe Kate duan të shihen si një çift i zakonshëm, me të gjitha sfidat që hasin për të rritur fëmijët, me punën dhe me gjithçka që jeta u sjell përpara”.
 
Domethënë, princi dhe princesha duken më të zakontë se ne mendonim, ndaj herë tjetër, kur të zihesh me partnerin, kujtohu që një princ apo princeshë nuk ka asgjë më shumë se ti. Përveç bizhuterive fantastike, pallateve, parave, titullit, privilegjeve mbretërore…nejse, detaje.

Artikuj të sugjeruar: