Keisi është shënjestra e radhës nga komentuesit e “BBVA”, për sjelljen e saj kundrejt Kristit, me të cilin u duk shumë e afërt. Por, me hyrjen e Lorenc Hasramës, duket se Keisi është afruar shumë edhe me banorin e ri, duke u larguar kështu pak nga Kristi. Nga ana tjetër, Kristi është në një nominim sfidues, me Armaldon dhe Luizin.
Duke marrë shkas nga “largimi” i Keisit, ajo dhe Kristi janë sqaruar, duke treguar kështu edhe arsyet se pse ka ndodhur ky distancim. Ajo i tha se nuk ka qenë shumë në terezi dhe se kjo gjendje ka ndikuar edhe në raportin e tyre.
Kristi e pyeti nëse i vjen keq nëse do dalë ai të shtunën dhe Keisi argumentoi se sigurisht që i erdhi keq dhe se qau për të. “Unë nuk kam qenë në terezi dhe duket sikur unë s’po të rri afër”, i tha ajo, duke theksuar se ata kuptohen me një vështrim.
Keisi shtoi edhe se nuk ka frikë të rrijë vetëm në “BBVA”, pa Kristin dhe më pas, ai shtoi se ndoshta ka ndikuar Sabiani në marrëdhënien e tyre. Keisi këmbënguli që jo.
Sërish, arsyeja është pak e paqartë për publikun dhe njerëzit komentuan kështu:
Disa vunë në dukje se Keisi nuk e mbështeti Kristin në nominimin e tij të vështirë:
Dikush tjetër e krahasoi me këngën e Shakira-s:
Të tjerë komentues rikujtuan deklaratën e Keisit se do të largohej nëse Kristi do të eliminohej nga "BBVA":
Të tjerë persona, shprehën keqardhje për Kristin, në këtë situatë:
Dikush tjetër, theksoi se Keisi po bën të njëjtën gjë si Kristi me Zaza-n:
Artikuj të sugjeruar:
- Sabiani reagon pas zërave se Lorenci është ish-i dashuri i Keisit
- Pse thuhet se Lorenc Hasrama është ish i dashuri i Keisit?
- Einxhel ka një koment për (ri)hyrjen e Sabianit në “BBVA”: Si mendoni ju?
- Sabiani, (sërish) konkurrent në “Big Brother VIP”
- Ish-partnerja e Kristit reagon sërish pas deklaratave të tij
- Pasi (ish)partnerja u shpreh e prekur, Kristi thotë se është ndarë me të para se të hynte në
- Njerëzit mendojnë se videoja e re e Sabianit në TikTok është kunjë për Kristin
- Flet e dashura e Kristit: ‘Nuk e përshkruaj dot me fjalë sa e prekur jam’