Reviews

Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme në Tiku & Mato Restaurant

Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha

Të lindur në Vlorë gjatë sistemit komunist, ata u rritën në një kohë kur shumë familje kishin vështirësi për të siguruar ushqim. Të dy vëllezërit më treguan për kohën kur me një biçikletë të vjetër kineze kërkonin për bukë nëpër dyqanet e Vlorës. Por me kalimin e viteve dhe ndryshimin e peizazhit politik në Shqipëri, iu drejtuan ushqimit si një mënyrë për të eksploruar të panjohurën, për të nisur një pikë takimi me botën e pafundshme të ushqimeve të detit, të cilin e kishin aq pranë, por e njihnin fare pak.

Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha

Gjithçka nisi kur ishin njëri 12 dhe tjetri 9 vjeç. Pas vendosjes së demokracisë, familjarët e tyre nisën të siguronin jetesën duke servirur ushqime tradicionale në një soletë të vendosur sipër një bunkeri. Kurioziteti për gatimin vetëm sa shtohej. Për ta ishte e jashtëzakonshme sesi përbërësit mund të kombinoheshin për të krijuar një larmishmëri shijesh. Tiku dhe Mato shpenzuan orë të panumërta duke studiuar me imtësi recetat, duke eksperiementuar e duke përsosur aftësitë e tyre drejt një rrugëtimi të ri.

Në vitin 2009, vendosën të shkonin më tej dhe të hapnin restorantin e tyre. Hapja e restorantit të parë në Radhimë ishte një vendim i rrezikshëm dhe i pasigurt, por vëllezërit besuan në vizionin e tyre dhe ishin të vendosur. Tiku & Mato u bë shumë shpejt i njohur për pjatat e veçanta, të cilat krijoheshin aty për aty bazuar në preferencat e çdo vizitori. Në vitin 2014 hapën një restorant të dytë në Tiranë dhe sot ambientet e tyre janë ndër më të njohurit në Shqipëri.

Që në momentin kur shkelni në restorantet e Tiku & Mato, ju bëheni pjesë e një ambienti të ngrohtë dhe mikpritës që përjetohet si një shtëpi larg shtëpisë. Dekori që luan me elementët e arredimit mesdhetar, herë-herë me detaje bohem, e bën atmosferën sa komode për grupe me shumë persona, aq edhe intime për një drekë çift.

Restorantet e Tiku & Mato janë të njohura për gatimet e tyre të shijshme që ndërthurin përbërësit tradicionalë shqiptarë me shijet mesdhetare dhe ndërkombëtare. Pasioni i vëllezërve për ushqimin është i dukshëm në çdo pjatë që ata shërbejnë. Nga oktapodi dhe kallamarët te levreku dhe midhjet, ushqimet e detit gatuhen në perfeksion, me shije sa delikate aq edhe komplekse, në varësi të klientit.

Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha

Kjo sepse Tiku & Mato dallon për qasjen e tyre ndaj gatimit. Ata preferojnë të mos i emërtojnë pjatat sepse besojnë se çdo pjatë duhet të jetë unike dhe e personalizuar, në varësi të klientit që e shijon. Kjo është një dëshmi e fuqisë së individualitetit dhe faktit se kuzhinierët më të mirë janë ata që mund të krijojnë një përvojë kulinare që i përshtatet specifikisht çdo individi. Besoj e merrni me mend sa e përkëdhelur u ndjeva kur chef-i mori kohë për të njohur preferencat e mia (dhe kufizimet dietike) për të përgatitur diçka të personalizuar: tartar salmoni me avokado, patate e ëmbël me kallamar; carpaccio karkalec i kuq dhe bambu çokollatë.

Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha
Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha

Restorantet që ata drejtojnë nuk janë vetëm vende për të ngrënë, por vende ku ushqimi paraqitet në një formë arti, ku çdo pjatë është e punuar me kujdes dhe e personalizuar për t'iu përshtatur shijes individuale të klientit: nga ushqimet e freskëta të detit të kapur në brigjet shqiptare, te frutat dhe perimet organike të rritura nëpër fshatra e deri te produktet dhe recetat e kuzhinës ndërkombëtare.

Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha
Një histori frymëzuese dhe një përvojë e paharrueshme
Foto: Brian Hoxha

Historia e tyre është një dëshmi e fuqisë për të ndjekur ëndrrat, pavarësisht sa të mëdha apo të vogla mund të duken ato. Që në fillimet e tyre modeste, vëllezërit kanë dëshmuar se me pasionin për ta bërë mirë punën tënde, gjithçka është e mundur. Sot, Tiku & Mato gëzojnë mijëra klientë besnikë, të cilët vlerësojnë shërbimin e personalizuar dhe vëmendjen ndaj detajeve. Kjo i ka bërë restorantet e tyre ndër më të famshmit në Shqipëri, një vend ku ju shkoni jo vetëm për ushqimin, por për përvojën.

*.*.*

Rubrika “5-Star” është një rubrikë e re e Anabel që synon të promovojë bizneset dhe shërbimet më elitare në të gjithë vendin. Kjo rubrikë ka si qëllim të shërbejë si një formë guide profesionale dhe e besueshme për miliona lexues që besojnë te Anabel. Përzgjedhja që do të prezantohet javë pas jave në këtë rubrikë është kryer me kujdes dhe profesionalizëm maksimal nga stafi ynë me përvojë dhe përfshin vetëm bizneset dhe shërbimet të cilat ne vlerësojmë se janë një vlerë e shtuar në treg.

Nëse besoni se sipërmarrja juaj i përmbush kriteret për t’u përfshirë në “5-Star”, mund të kontaktoni në [email protected]. Historia e dy vëllezërve që zotërojnë një nga restorantet më të suksesshëm në Shqipëri është një frymëzim për këdo që ka ëndërruar ndonjëherë ta kthejë pasionin në një biznes të suksesshëm i cili ofron një përvojë të paharrueshme. Tiku dhe Mato nisën të eksperimentonin me ushqimin në moshë shumë të vogël, të nxitur nga kurioziteti për gatimet, uria që përjetuan si fëmijë dhe dëshira për të “shpikur” gjëra të reja.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.