Muzika

Taylor Swift publikoi këngë të re dhe njerëzit s'e dinë a i dedikohet ish-it, apo partnerit aktual

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2023

Taylor Swift publikoi këngë të re dhe njerëzit s'e
Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic

Taylor Swift publikoi 4 këngë të reja mbrëmë, pa asnjë paralajmërim. Ne do të flasim specifikisht për njërën prej tyre, “All of the Girls You Loved Before” pasi i ka vendosur njerëzit në dilemë nëse i dedikohet ish-të dashurit të saj, aktorit Jake Gyllenhaal, apo partnerit aktual, Joe Alwyn.
 
Zërat nisën nga teksti i këngës:

“Kur mendoj për gjithë atë makeup
Dashuri e rreme në qytet
Duke qarë në tualet për një djalë
Emrin e të cilit tani s’e mbaj mend”
 
Dhe njerëzit e lidhën menjëherë me dy këngë të vjetra të Taylor, nga albumi "RED" (2012). E para, “All Too Well”, teksti i së cilës tregonte pikërisht skenën kur ajo qante në tualet dhe e dyta, “The Moment I Knew”, në të cilën shprehej: “Dhe atje, në tualet/ U mundova të mos thyesha”. Asokohe u tha se këngët i dedikoheshin pikërisht Jake Gyllenhaal, me të cilin Taylor ka qenë e lidhur që nga tetori 2010 – janar 2011.

Burimet thanë se Jake u nda në një mënyrë shumë të keqe me Tay, duke ndryshuar totalisht, 180 gradë. Ky ndryshim e shokoi Taylor dhe ajo u lëndua shumë nga mënyra se si u ndanë, por ja ku jemi tani...

Ndërsa, shumë fansa të tjerë mendojnë se mund të jetë edhe një dedikim për ish-të dashurat e partnerit të saj, Joe Alwyn. Sigurisht, Taylor s'ka thënë asgjë dhe s'presim të shprehet, thjesht shijojmë këngët dhe hamendësojmë.

Meqë ra fjala, 3 këngët e tjera janë:

“Eyes Open”

“Safe & Sound”

“If This Was A Movie”

Artikuj të sugjeruar: