Një ditë e re, një tjetër marrëzi në TikTok - këtë herë radhën e ka një djalë që pretendon se nuk e di kush është babai i tij, por ka një ide sipas tij "shumë bindëse" se kush mund të jetë.
Ky personazh nga TikTok pretendon se Leonardo DiCaprio është babai i tij sepse:
#1 - Mamaja e tij ka fjetur me Leo-n vite më parë.
#2 - Ai nuk e di dhe sot e kësaj dite cili është babai i tij biologjik.
Dhe jo, TikToker-i nuk po bën shaka.
Videoja u postua nga "Bamy" dhe në thelb tregon një foto të Leo-s dhe asaj që sipas Bamy-t është mamaja e tij. Në përshkrimin e videos thuhej:
"Mami im ka ca shpjegime për të dhënë."
Sigurisht, ajo që e bëri videon virale është ngjashmëria e pamohueshme që i riu ka me DiCaprio-n.
Leonardo DiCaprio ende nuk i është përgjigjur pretendimeve se ai është babai i Bamy-t nga TikTok, por dikush duhet patjetër të vrapojë për një test ADN-je sepse ne duam të dimë më shumë!