Showbiz

Albano Bogdo flet hapur për problemet e shëndetit mendor, ankthin dhe depresionin!

Albano Bogdo flet hapur për problemet e shëndetit mendor, ankthin dhe
Photo Credits: RTV Klan

Këtë javë, në "Opinion", u diskutua për shëndetin mendor. Të ftuar ishin ekspertë të shëndetit mendor dhe mes tyre, edhe aktori dhe komediani Albano Bogdo.

Ky i fundit tregoi për eksperiencën e tij me ankthin dhe depresionin. Ai tha se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte adoleshent.

“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150, më thonin s’janë normale."

Më vonë, aktori erdhi në Tiranë,ku ndodhi përsëri e njëjta gjë.

"Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq."

Ai rikujton se në 3-4 raste ka lënë përgjysmë edhe shfaqjet e "Apartamentit 2XL".

"Sa më përmendej emri, në vend që të dilja në skenë, unë dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital."

Albano Bogdo u shpreh se sëmundjen ia zbuloi një farmaciste. Pas kësaj, tha se ka shkuar menjëherë për t’u vizituar, ku psikiatria i ka thënë se nga çfarë sëmundje vuante.

“Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste, padashje, sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha: 'Ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër'. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen. Le të thonin jo është "i çmendur"… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet”, tha Bogdo.

Në një moment gjatë intervistës, teksa flitej për shenja paralajmëruese të shëndetit mendor, Albano shtoi:

"Unë kam gjithë këto vite që marr ilaçe për depresionin. Para dy vjetësh, pa asnjë lloj arsye, pa ndryshuar aspak dietën, as mjekimin, asgjë - u bëra 69 kilogramë, pa asnjë lloj arsye, për 3 muaj. Pastaj, papritur, filloja e merrja veten prapë, pa asnjë lloj arsyeje."

 

REELS

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Albano Bogdo speaks openly about health problems, such as anxiety and depression!

Albano Bogdo flet hapur për problemet e shëndetit mendor, ankthin dhe
Photo Credits: RTV Klan

This week in Opinion, mental health was discussed. The guests were mental health experts and among them, the actor and comedian Albano Bogdo.

The latter talked about his experience with anxiety and depression. He said he has suffered from anxiety since he was a teenager.

"I have suffered from anxiety since my early teens. I don't know, I had anxiety for no reason, sitting in class or at home. My heart rate increased, I was filled with cold sweat. I felt like I was going to die. Out of ignorance like me, like the doctors who were in Saranda, we went to hospitals and they did heart and thyroid tests. They led me to a dead end because they didn't know what to say. They measured my heartbeat and it was 140-150, they told me it's not normal."

Later, the actor came to Tirana, where the same thing happened again.

"When I came to Tirana, the same thing happened again. I was sick, I used to go to the heart doctor. Until one day, they barely took me to a psychologist. Hardly in the sense that I told him I don't have anything in my mind, I have it in my heart. It was unrelated with shame. I talked to that psychologist, she was a woman, she made me worse. She gave me some herbs... At that time, I had passed into panic disorder. I no longer had anxiety. I was starting to panic, I was getting really bad."

The actor recalls that on 3-4 occasions he left half the performances of "2XL Apartment".

"As soon as you mentioned my name, instead of going on stage, I would leave the building, run away, run away to the hospital."

Albano Bogdo said that a pharmacist discovered the disease. After that, he said that he immediately went to visit, where the psychiatrist told him what illness he was suffering from.

“Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste, padashje, sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha: 'Ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër'. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen. Le të thonin jo është "i çmendur"… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet”, tha Bogdo.

Në një moment gjatë intervistës, teksa flitej për shenja paralajmëruese të shëndetit mendor, Albano shtoi:

"I've been taking medication for depression all these years. Two years ago, for no reason at all, no change in diet, no medication, nothing - I gained 69 kilos, for no reason, in 3 months. Then, all of a sudden, I started I was picking myself up again, for no reason at all."