Showbiz

Kevin Jacobs (kanadezi që fitoi “Big Brother Canada") VS Luiz Ejlli! Ku ngjasojnë dhe ku dallojnë?

Kevin Jacobs (kanadezi që fitoi “Big Brother Canada") VS Luiz

Kevin Jacobs, krejt papritur u bë kryefjala e lajmeve në Shqipëri, pasi Luizi e përmendi në lojën që bëri për të çuar në nominim veten, Kristin dhe Armaldon. Meqë na zgjoi kuriozitetin, ne kërkuam dhe gjetëm të përbashkëtat dhe të veçantat e të dy lojtarëve.

Fillimisht, le të njohim Kevin Jacobs: Kevin është inxhinier shitjesh në Toronto, Ontario dhe sipas shumicës së publikut, cilësohet si një “gjeni i lig”, pasi loja e tij në sezonin e 10-të të “Big Brother Canada” dhe qëndrimi i tij për rreth 70 ditë brenda shtëpisë, ka qenë i mbushur me lojëra psikologjike dhe shumë dredhi nga ana e tij.

Kevin njihet për mashtrimet e tij të jashtëzakonshme në lojë, duke krijuar një personalitet krejtësisht të ri, i cili gënjente dhe bënte gjithçka për fitoren. Kevin arriti deri aty sa vendosi një unazë të rreme martese dhe gënjeu banorët e tjerë se ishte i martuar, ndërkohë që ishte i lidhur prej kohësh me një vajzë. Qysh prej fillimit, ai u fut në karakter dhe vetëm kur rrëmbeu fitoren, doli prej atij karakteri.

Tani, le të bëjmë një krahasim mes tij dhe Luizit. Së pari, ku ngjasojnë ata të dy?

Kevin, ashtu si Luizi, cilësohen si ndër lojtarët më të mirë të formatit “Big Brother”, por secili për arsye të ndryshme. Kevin, për llogaritë e tij me laps e letër, strategjitë dinamike, lojërat psikologjike dhe manipulimin e situatave, ashtu siç i leverdiste atij. Nga ana tjetër, Luizi, llogarit situatat, por është edhe më spontan dhe me humor.

Kevin ka gënjyer gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi dhe nga ana tjetër, Luizi ka gënjyer (deklarata e paqartë për sëmundjen; u shtir sikur urinoi para kamerave që të bindte banorët e tjerë që e bëri, ose që të ndiqnin shembullin e tij, etj), por në disa prej tyre edhe ka reflektuar, pasi ka kërkuar ndjesë për deklaratën e sëmundjes, apo ngjarjeve që tejkalojnë limitin. Sipas tij, shumë situata janë në "kuadër të lojës". 

Kevin e kishte mendjen vetëm te loja, Luizi gjithashtu. Për Kevin, gjithçka ndodhte përreth peshohej dhe kishte vetëm vlerë nëse i shërbente apo jo atij në lojë. Të njëjtin veprim bën edhe Luizi.

Fituesi i “Big Brother Canada” e luajti vetëm lojën e tij, në njëfarë mënyre edhe Luizi, i cili megjithëse e do Kristin në finale, sërish e dërgoi në nominim. Të dy e dinë që kjo garë nuk ka miqësi dhe secili ka si mision fitoren. E vetmja që e ndihmoi Kevin, ishte partnerja e tij në ‘krim’, Haleena, e cila ekzekutonte më së miri planet e fituesit. Kur ajo nisi të fuqizohej, Kevin e dërgoi drejt eliminimit pasi e manovroi situatën dhe bëri të dukej sikur Haleena ishte më e fortë se ai në lojë. Kështu, rivali i tij në lojë, Josh, bëri të gjithë pjesën tjetër, duke eliminuar Haleena-n. Në fund, ai doli si i pabesë dhe Kevin, besnik. Shpeshherë, e kemi dëgjuar Luizin t’i thotë Oltës që ai i bën gati të eliminuarit dhe ajo i largon, ndaj, ndoshta edhe kjo teknikë e Kevin e ka frymëzuar Luizin.
 
Kevin ia doli që e gjithë loja të rrotullohej rreth tij. Ai kontrolloi gjithë lojën dhe gjatë gjithë përvojës së tij 70-ditore, bëri vetëm disa gabime të vogla. Besojmë se tanimë e dimë që e gjithë loja e “BBVA” ka si epiqendër Luizin dhe situatat që ai krijon.
  
Edhe Kevin, njëjtë si Luizi, ishte i bindur se nuk do ta fitonte “Big Brother”. Deri në finale dhe në përballje me rivalin e tij, Josh Nash, Kevin mendonte se ai e kishte mposhtur. Ndërkohë, Luizi gjithashtu mendon se do të jetë finalist, por nuk do të rrëmbejë çmimin e madh.
 
Ku dallojnë dy personazhet?
 
Kevin shkoi shumë larg me karakterin që krijoi brenda shtëpisë. Ai u shtir sikur ishte lehtësisht i manipulueshëm, ndëkrkohë që kishte mjaftueshëm mundësi të luante lojën e tij. Ndërsa Luizi, luan me karta të hapura. Ai e di që është i aftë dhe nuk lë askënd ta manipulojë, duke e siguruar territorin e tij.

Kevin ishte më i lexueshëm se Luizi. Që kur shkeli në shtëpi, banorët e kuptuan që Kevin ishte gjenial, por i lig, pavarësisht tendencës së tij për të bërë si i 'pafajshëm'. Ndërsa për Luizin, banorëve të “BBVA” iu desh ta shihnin në shumë situata dhe të krijonin shpesh edhe mendime të nxituara për të (shumica e ish-banorëve mbështesin lojën e Luizit në “BBVA”).
 
Një tjetër çështje është dashuria. Fituesi i “Big Brother Canada” iu përkushtua 100% lojës, skemave dhe mashtrimeve, kurse Luizi përjetoi edhe dashurinë me Kiarën. Herë pas here, ai i dorëzohet ndjesive dhe kjo e bën më të ndjeshëm dhe më të pëlqyer nga publiku.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣