Çfarë po ndodh rreth nesh

32 vjeçarja zgjohet duke menduar se është 15 vjeçe

18 Prill 2015

32 vjeçarja zgjohet duke menduar se është 15 vjeçe

Ka plot filma si Seventeen Again ku kanë në qëndër një personazh që rikthehet vite mbrapa në jetë. Keni imagjinuar ndonjëherë që kjo t’ju ndodhë juve? Mund të mos ju ndodhë juve, por në fakt i ka ndodhur dikujt tjetër.

Naomi Jacobs u zgjua në vitin 2008 duke menduar se nuk ishte më 32 vjeçe, por 15 dhe viti ishte 1992. Mbasi u terrorizua nga një shtëpi moderne me teknologji të avancuar dhe nga djali i saj 11 vjeçar të cilin nuk e njihte, ajo reagoi siç mund të kishim reaguar edhe ne në vendin e saj. Ajo u fut edhe një herë në krevat duke u munduar të flinte që të zgjohej sërish në ‘realitet’.

Jacobs tha në një intervistë për BBC se gjëja e fundit që ajo mbante mend ishte të flinte bashkë me motrën e saj të vogël. Të shihte djalin e saj 11 vjeçar ishte gjëja më shokuese sepse nuk kishte asnjë kujtim me të, por e dinte që ishte i saji sepse ngjashmëria ishte tepër e madhe. Për 24 orët e para Naomi Jacobs ishte në shok total duke qënë e bindur se do të binte në gjumë duke u zgjuar në vitin 1992.

Kjo gjëndje e cila zgjati për 6 javë ishte një amnezi shkëputëse, një lloj i humbjes së memorjes akute e shkaktuar nga stresi ekstrem. Kjo sëbashku me një sëmundje në atë kohë besohet se i shkaktoi këtë ngjarje Jacobs. Ajo tregon historinë më në detaje në një libër të sajin Forgotten Girl. Diçka tjetër që ajo kujton ishte kur pa smartphone-in e saj dhe mendoi se ai kishte dalë nga filmat fanta-shkencë.

Pjesa më e bukur e kësaj ngjarjeje, Jacobs tregon se ishte fakti që i dha një perspektivë interesante të jetës së saj si e rritur. ‘Në moshën 15, ju imagjinoni se si do të dukeni në moshën 32 dhe zgjoheni 17 vite më pas për të parë se jeta juaj nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Por, mbasi e pash jetën përmes syve të një 15 vjeçareje më dha një shtysë për të përmirësuar jetën time që kjo të mos ndodhte më përsëri.'

Por, edhe pse kjo nuk i ka ndodhur askujt prej nesh (ose nuk e dimë akoma), nuk është shumë e vështirë të aplikojmë të njëjtën perspektivë. Çfarë do të mendonte vetja juaj 15 vjeçare nëse do të mund të shihte jetën tuaj në këto momente?

Burimi: Elle