Aktorja dhe modelja, Nicola Peltz është në kopertinën e revistës “Cosmopolitan” dhe sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me thashethemet për hatërmbetje mes saj dhe vjehrrës, Victoria Beckham.
Nicola i mohoi kategorikisht thashethemet dhe tha: “E kam thënë kaq shumë herë: Nuk ka sherre. S’e kuptoj pse askush nuk do të shkruajë për gjëra të bukura”, u shpreh ajo, referuar titujve nëpër media për marrëdhënien e saj me Beckham.
Thashethemet nisën sepse Nicola, në dasmën e saj me Brooklyn Beckham, nuk veshi fustanin e nusërisë të krijuar nga Victoria dhe që prej asaj kohe, ndonëse e kanë thënë dhe provuar disa herë, sërish nuk u ndalën zërat se mes tyre ekziston një krisje.
Ndërkohë, Victoria dhe Nicola janë fotografuar disa herë bashkë, kanë ndarë urime për njëra-tjetrën dhe shumë dashuri, të paktën në rrjetet sociale, ndaj nuk besojmë se mes tyre ka ndonjë dramë.
Artikuj të sugjeruar:
- Victoria Beckham sapo u dha fund zërave se nuk flet me nusen e djalit
- Brooklyn Beckham ka plot 70 tatuazhe, dedikuar gruas së tij, Nicola Peltz
- Brooklyn Beckham flet për dëshirën për t’u bërë baba, por gjithçka e ka në dorë gruaja e tij
- 'Luftë e ftohtë' mes të dyjave? Nusja e Victoria Beckham i përgjigjet zërave!
- Zërat thonë se Victoria Beckham është në një ‘luftë të ftohtë’ me nusen e re, Nicola Peltz