Celebrity

Njerëzit po kritikojnë intervistën e Hugh Grant, por pse?

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2023

Njerëzit po kritikojnë intervistën e Hugh Grant, por pse?
Twitter

Aktori Hugh Grant u zgjua në mëngjes, u paraqit në Oscars, u bë pjesë e një interviste, u përgjigj si mos më keq dhe tani është viral në Tëitter. Njerëzit po e kritikojnë intervistën e tij me Ashley Graham, për përgjigjet e pasjellshme dhe shumë të sikletshme.
 
Ashley u mundua shumë që ta intervistonte aktorin dhe bëri më të mirën, por le të themi se Hugh Grant thjesht nuk ndihej shumë bashkëpunues.
 
Pjesë nga intervista:
 
Ashley Graham: Kë mezi pret të shohësh sonte?
Hugh: Të shoh?
Ashley: Të shohësh duke fituar.
Hugh: Askënd në veçanti.
Ashley: Ok. Çfarë ke veshur?
Hugh: Kostumin tim.
Ashley: Por, s’e ke bërë vetë. Cili është dizajneri?
Hugh: S’e mbaj mend.
 
Njerëzit nuk vonuan që të reagonin dhe të theksonin se sa i pasjellshëm u tregua aktori.

"Pse ishte kaq i pasjellshëm Hugh Grant? Bravo Ashley e cila mbajti bisedën", tha dikush. 

"Wow, Ashley Graham sapo e meritoi pagesën e saj në intervistën me Hugh Grant. Ajo ishte e sjellshme dhe këmbëngulëse", tha një person tjetër që theksoi edhe mungesën e dëshirës nga ana e Grant për të bërë intervistën. 

"Nuk ke pse tregohesh kaq tr*p, Hugh Grant. Seriozisht, thjesht mos!":

"A është Hugh Grant një tr*p arrogant gjatë gjithë kohës? Ishte kaq i pasjellshëm kundrejt Ashley Graham në tapetin e kuq", shkroi një person dhe shtoi që aktori më mirë të qëndronte në shtëpi. 

"Wow. Hugh Grant ishte një tr*p. Mos bëj intervista, nëse qartazi, nuk do të bësh intervista".

"Përfundimisht, Hugh Grant është lloji i personit që sillet keq me stafin e shërbimit, pasi ka pritur 30 sekonda për menunë. Ashley Graham, ishe fantastike".

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI