Celebrity

Çmimin si i dashuri më i mirë e merr A$AP Rocky: S’duhet ta humbisni videon kur mbështet Rihanna-n

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2023

Çmimin si i dashuri më i mirë e merr A$AP Rocky: S’duhet
Twitter

Rihanna dha një performancë fantastike dhe në fakt, ashtu si ne u mrekullua edhe A$AP Rocky, partneri i saj. A$AP ishte në radhën e parë, duke kërcyer, ngritur dolli dhe u ndjerë krenar në çdo moment të performancës.

Twitter-i u çmend dhe sigurisht, kjo nuk është hera e parë që reperi mbështet me mish dhe me shpirt partneren, sepse domethënë, ka si partnere Rihanna-n…

Ja sa i lumtur është reperi:

Ndërkohë, Riri performoi ndërkohë që është shtatzënë me bebushin e dytë me A$AP Rocky. Ata kanë së bashku një djalë të vogël dhe janë munduar shumë të ruanin privatësinë e tyre, deri në momentin kur një paparaci shkrepi foto me portretin e vogëlushit. Riri vendosi të publikonte vetë foto të djalit, më pas portreti i tij i ëmbël u paraqit në kopertinën e Vogue (avantazhet e të pasurit si prindër dy superyje). Por, Riri nuk e ka zbuluar ende emrin e tij.

Rocky e ka cilësuar të birin si “parajsë”, duke treguar se i biri e ka bërë ta shohë jetën në një tjetër perspektivë. Ai është shprehur shumë falenderues dhe super i lumtur që është baba. 

Artikuj të sugjeruar: