Pasi shkëlqeu në tapetin e kuq, Rihanna shkoi, këndoi dhe pushtoi skenën e Oscars.
Këngëtarja, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë, performoi “Lift me up” nga “Black Panther: Wakanda Forever”.
Vokali i Rihanna-s ishte mahnitës dhe po ashtu edhe veshja, e krijuar posaçërisht për të nga Maison Margiela Artisanal.
Fansat nisën menjëherë të shpërndajnë pamjet e performancës në Twitter. "Performanca e Rihanna-s meriton një Oscar," shkroi dikush.
Rihanna performs "Lift Me Up" at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHfmID pic.twitter.com/cyESzOZnmm
— Variety (@Variety) March 13, 2023