Metropolitan

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte diagnostikuar me kancer

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Boris Johnson, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, është shprehur se mbretëresha Elizabeth II ishte diagnostikuar me kancer në kocka gjatë viteve të saj të fundit. Johnson, 60 vjeç, ka përshkruar marrëdhënien e tij me mbretëreshën e ndjerë në librin e tij me kujtime, “Unleashed”, duke detajuar edhe takimin e tij me mbretëreshën në kështjellën Balmoral në shtator të vitit 2022, disa ditë para se ajo të ndërronte jetë.

“E dija prej një viti ose më shumë kohë se ajo vuante nga një lloj kanceri në kocka dhe mjekët e saj ishin të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës”, shkruan Johnson në librin ende të papublikuar. Materiali në fjalë është marrë nga “Daily Mail”.

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Para takimit, Johnson thotë se sekretari privat i mbretëreshës, Edward Young, e paralajmëruar se “shëndeti i saj ishte përkeqësuar pak përgjatë verës”. Më tej, Johnson thotë se mbretëresha dukej e zbehtë dhe kishte të nxira në duar dhe kyçe, ndoshta prej injeksioneve dhe kurimeve që bënte.

“Por mendja e saj, ashtu siç thoshte edhe Edward, ishte totalisht e paprekur nga sëmundja e saj dhe kohë pas kohe gjatë bisedës sonë, ajo sërish dhuronte një buzëqeshje mahnitëse”, shtoi ish-kryeministri.

Mbretëresha ndërroi jetë 2 ditë pasi takoi ish-kryeministrin, në moshën 96-vjeçare. Sipas Johnson, mbretëresha e dinte gjatë gjithë verës se ç’do të ndodhte, por ishte e përkushtuar që të jetonte dhe të bënte edhe detyrat e saj të fundit.

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Boris Johnson, ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore, dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryeministër pikërisht gjatë këtij takimi. Ai ishte kryeministri i 14-të në historinë e udhëheqjes 70-vjeçare të Elizabeth II.

Ai gjithashtu shkroi në libër edhe këshillën që mbretëresha i dha: “Nuk ka vend për hidhërim”, u shpreh mbretëresha e ndjerë. “Amen për këtë fjalë. Nëse kushdo në politikë dhe në jetë mund të shihte aq qartë sa ajo, bota do të ishte një vend shumë më i lumtur”.

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Ndonëse diagnoza e mbretëreshës Elizabeth II nuk u bë kurrë publike, Johnson nuk është i pari person që aludon se ajo ishte diagnostikuar me kancer gjatë viteve të fundit të jetës. Edhe autori mbretëror Gyles Brandreth shkroi në librin “Elizabeth: An Intimate Portrait” në vitin 2022 se ajo vuante nga një lloj i rrallë i kancerit në kocka, duke argumentuar se ky ishte shkaku për problemet e saj shëndetësore, lodhjen dhe humbjen e peshës.

Shkaku i vdekjes së mbretëreshës u caktua si “nga mosha” dhe pallati nuk ka dhënë kurrë detaje mbi të.

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Queen Elizabeth II was suffering from a type of bone cancer, former Prime Minister Boris Johnson says

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Boris Johnson, the former Prime Minister of the United Kingdom, has stated that Queen Elizabeth II was diagnosed with bone cancer during her last years. Johnson, 60, described his relationship with the late queen in his memoir, Unleashed, detailing his meeting with the queen at Balmoral Castle in September 2022, days before she passed away. .

"I had known for a year or more that she was suffering from some kind of bone cancer and her doctors were worried about the queen's health," Johnson writes in the as-yet-unpublished book. The material in question was taken from "Daily Mail".

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Before the meeting, Johnson says the Queen's private secretary, Edward Young, warned her that "her health had deteriorated slightly over the summer". Johnson further says that the queen looked pale and had black marks on her hands and wrists, possibly from her injections and treatments.

"But her mind, as Edward also said, was totally unaffected by her illness and from time to time during our conversation, she still gave a stunning smile," added the former prime minister.

The Queen passed away 2 days after meeting the former Prime Minister, at the age of 96. According to Johnson, the queen knew all summer what was going to happen, but was committed to living and doing her final duties.

Boris Johnson, the former leader of the Conservative Party, resigned from his position as Prime Minister during this very meeting. He was the 14th prime minister in Elizabeth II's 70-year reign.

He also wrote in the book the advice that the queen gave him: "There is no room for bitterness," said the late queen. "Amen to this word. If anyone in politics and life could see as clearly as she does, the world would be a much happier place."

Boris Johnson zbulon se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ishte

Although Queen Elizabeth II's diagnosis was never made public, Johnson is not the first person to hint that she was diagnosed with cancer during her final years. Royal author Gyles Brandreth also wrote in the book "Elizabeth: An Intimate Portrait" in 2022 that she suffered from a rare type of bone cancer, arguing that this was the cause of her health problems, fatigue and weight loss.

The queen's cause of death was given as "due to age" and the palace has never released details on it.