Supermodelja Gisele Bundchen po akuzohet për satanizëm pasi u shfaq në kopertinën e Vogue në një pozë që disa mendojnë se përfaqëson djallin.
Ajo ishte në kopertinën e edicionit italian të Vogue, padyshim revista më e famshme e modës, e cila u publikua në fund të shkurtit.
Por, pse Gisele Bundchen akuzohet për satanizëm?
Shumë njerëz mendojnë se poza dhe gjesti i saj në foto ishin tepër të ngjashme me një qëndrim satanik.
Njerëzit e lidhën pozën e supermodeles me imazhin e Baphomet, një krijesë simbolike që lidhej me djallin referuar të dhënave historike që i përkasin shekullit të 14-të.
“Kjo është Gisele në kopertinën e Vogue. Kur qenkërka bërë satanizmi, poza e preferuar e të famshmëve?”, pyeti një përdorues.
Një tjetër tha:
“Vini re ngjashmërinë në krahët e saj, bririn e nënkuptuar, të formuar nga vijat e shkronjave O dhe G, veshjet dhe ngjyrat”, tha një tjetër.
Ata që e kanë përqafuar plotësisht këtë teori madje kanë argumentuar se emri Gisele do të thotë "premtim ose peng", duke pretenduar se ajo është një shtrigë satanike.
Ocultismo de Gisele ?????????????
— They Live ???????????? (@EventosfinaisGt) February 28, 2023
Repare na semelhança da expressão dos braços dela, o Chifre subliminar formado pelas linhas das letras O e G, a roupa e cores de uma sacerdotisa satânica. Ao lado a imagem de Baphomet. pic.twitter.com/4lwwiuJstW
Fotoja e diskutueshme është realizuar nga fotografi Rafael Pavarotti.
Pavarësisht polemikave në rrjetet sociale, modelja nuk ka reaguar ende për akuzat.
Edhe personazhe të tjerë si Sam Smith apo Rihanna janë akuzuar për satanizëm gjatë performancave të tyre.
Që nga ndarja me Tom Brady, Gisele ka punuar më rregullisht në modeling dhe thuhet se i është përkushtuar karrierës së saj, e cila ngeci disi pas martesës dhe lindjes së fëmijëve.
Burimi: Marca