
Në një video në TikTok, modelja Sara Kolami thotë se çdo mëngjes aplikon kuba akulli në fytyrë sepse sipas saj akulli "ndihmon në qarkullimin e gjakut, mbyll poret dhe redukton inflamacionin".
Shkoni te komentet dhe do shikoni që shumë njerëz e kundërshtojnë këtë teori. Kush ka të drejtë?
Nëse kërkoni në internet, do të gjeni shumë artikuj që tregojnë se kubat e akullit mund të jenë të dobishme për lëkurën. Megjithatë, nuk ka asnjë kërkim shkencor që e vërteton plotësisht këtë.
Për më tepër, kubat e akullit mund edhe ta dëmtojnë lëkurën. Ato mund të shkaktojnë skuqje dhe acarim, veçanërisht nëse aplikohen për një kohë të gjatë.
Në një lëkurë të ndjeshme, akulli mund të dëmtojë barrierën e lëkurës ose të japë ndjesi djegiege.
Përveç kësaj, disa njerëz mund të kenë një reagim alergjik ndaj ujit të ftohtë, duke e bërë përdorimin e kubave të akullit edhe më të dëmshme për ta.
Ndonëse për shumë nga komentuesit e Sarës, akulli nuk ka funksionuar, ajo thotë se për të funksionon, prandaj për të qenë të sigurt se nuk po dëmtoni lëkurën - konsultohuni më parë me një dermatolog!