Celebrity

Një rikthim i “One Direction”?! Harry Styles poston foto me bluzën e ish-grupit ku bënte pjesë!

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2023

Një rikthim i “One Direction”?! Harry Styles poston foto me
OneDirection

Qartazi, Harry Styles paskërka ende bluza me ish-grupin e përçarë “One Direction” dhe nuk heziton t’i veshë ato, madje të postojë edhe foto! Më pas, Harry u pendua dhe e fshiu, por hehe, jetojmë në botën e screenshot-eve.

Një rikthim i “One Direction”?! Harry Styles poston foto me
 
Këngëtari postoi një foto nga palestra dhe mbante veshur pikërisht bluzën e “One Direction”, me portretet e të gjithë ish-anëtarëve: Niall Horan, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik. E la disa sekonda foton në Instastory dhe më pas e fshiu.
 
S’e dimë çfarë do të thotë kjo, pasi ka disa arsye:

Ajo që shpresojmë të gjithë: Një rikthim i “One Direction”;

Thjesht ka gjetur një bluzë për palestër dhe e ka veshur; ka harruar që bluza ka portretet e ish-anëtarëve të “One Direction” dhe më pas, e ka fshirë;

Një provokim i vogël, sepse mundet.
 
Gjithsesi, Harry ka folur shpesh për “One Direction” dhe se nuk do të ishte aspak kundër një rikthimi të grupit, përkundrazi. Ai e ka vlerësuar shumë përvojën me Niall Horan, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik. Por, nuk mund të themi që një pjesë e jona u emocionua pa masë dhe po vdesim për një rikthim.

Artikuj të sugjeruar: