Marredhenie

Një listë me +50 pyetje për personin që ke qejf

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2023

Një listë me +50 pyetje për personin që ke qejf
Ruben Chamorro

E dimë, pyetjet e thella janë ato që të bëjnë të njohësh njerëzit më mirë, por mos po harrojmë edhe pyetjet bazike dhe gallatë? Ato krijojnë biseda spontane dhe të qeshura, ndaj ja ku e ke një listë me pyetje të tilla:
 
Ç’mendon për hyrjen e Sabianit në “BBVA”?

Cila është gjëja më bazike tek ti?

Cila është kënga më e sikletshme, por që ti vdes për të?

Si të zë pija?

Cila është karakteristika jote më e keqe, bazuar në shenjën e horoskopit?

Nëse do mund ta ndryshoje emrin, si do e vije?

Rrjeti social i preferuar?

Nëse do të ishe i/e famshëm/me, për çfarë do të doje të njiheshe?

Cila është ajo gjë rreth teje që shpreson që prindërit të mos e marrin vesh kurrë?

Beson në fantazma/xhinde/magji?

Nëse do të na pushtonin alienët, si do të mbijetoje?

Cili është postimi më i sikletshëm që ke në Facebook?

Thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar për veten?

Çifti i famshëm që sipas teje, nuk shkon fare?

Ç’do bëje sikur të ishe president për një ditë?

Cili është vendi më i keq ku mund të ndahesh me dikë?

Nëse do të dëgjojë një këngë për gjithë jetën, cila është ajo?

Nëse do të bëhej një film për jetën tënde, cili personazh do të luante rolin tënd?

Pozicioni i seksit që mendon se është i mbivlerësuar?

Cili është V.I.P-i yt i preferuar?

A do të ishe shok/qe me veten tënde në gjimnaz?

Gjëja më e çuditshme që bën kur je vetëm?

Gjëja më e çuditshme që kanë marrë vesh prindërit për ty?

Mendon se je një gënjeshtar/e i/e mirë?

Cili është ai profesion për të cilin s’ke njohuri, por do ta bëje shumë mirë?

A ke ndonjë person që është kaq i afërt me ty, sa ndonjëherë luan rolin e terapistit?

Gjëja më qesharake për të cilën ke qarë?

E zëmë se nesër do të ndryshosh trupin me ish-in. Cila është gjëja e parë që do të bëje?

A i stalk njerëzit në rrjetet sociale?

Nëse do të ishe një koktej, cilin do të zgjidhje?

Gjëja më e sikletshme që ke bërë kur ke qenë tapë?

Zgjidh: 15% më tërheqës/e, apo 50% më i/e zgjuar?

Cili është ai film që të ka bërë keq fare për të qarë?

Justifikimi i preferuar për t’i bërë bisht një plani?

Cili është emoji yt i preferuar?

Lënda më e tmerrshme që mban mend nga shkolla?

Kur ishim në pandemi, si e shtyje kohën? Zbulove ndonjë pasion të ri?

Gjëja e fundit që ke kërkuar në Google?

Gjëja e fundit që mësove, por që të erdhi çik turp që nuk e dije?

Cila figurë historike do të doje të ishe?

Nëse do të ngecje në ashensor me një ish, kë do të zgjidhje?

Një personazh fiktiv që do të doje të ishte real?

Cili është parfumi yt i preferuar?

Kush është sot për sot mbretëresha e muzikës shqiptare?

Kush do të ishe nga klani Kard-Jenner?

Takimi romantik më i sikletshëm?

Gjëja e fundit për të cilën ke gënjyer?

Në botën e modës, cili është trendi më i tmerrshëm?

Një mit seksi që ke besuar kur ke qenë fëmijë?

Nëse do të mund të ndryshoje shenjën e horoskopit, me cilën do ta ndryshoje?

Cila ishte kolona zanore e jetës tënde?

Sa orë në ditë shpenzon në TikTok?

Artikuj të sugjeruar: