Horoskopi

10 gjëra që vetëm një person që është (ose njeh shumë mirë) Peshqit i kupton

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2023

10 gjëra që vetëm një person që është (ose
Getty Images

Nëse ke lindur në sezonin e Peshqve, (ose e njeh shumë mirë një person që ka lindur në këtë sezon) me siguri, do t’i kuptosh shumë mirë këto 10 situata:

Peshqit vdesin të rrinë vetëm

Peshqit janë paksa introvertë dhe të bëjnë pjesë në një grup të madh njerëzish, sikur nuk është shumë në preferencat e tyre. Edhe nëse janë me miqtë, sërish Peshqit shkëputen nga biseda dhe futen në botën e ëndrrave.

Planifikojnë dasmën pas takimit të parë

Pasi ke dalë në takim me Peshqit, ata të kanë matur me sy masën e gishtit të martesës, kanë menduar gjithë detajet e dekorit të dasmës dhe ndoshta edhe emrat e fëmijëve. Sa largpamës…
 
Përthithin energjinë e të tjerëve

Nëse dikush është i mërzitur, edhe Peshqit trishtohen. Peshqit priren të ndikohen dhe të përthithin energjinë që i rrethon dhe kjo i bën të përshtaten mirë, të jenë dëgjues të përkryer dhe ta kuptojnë personin tjetër në shumë dimensione.
 
Shumë kreativë

Dy janë shenjat më kreative në horoskop: Ujorët dhe Peshqit! Gjithnjë me kokën mbi re dhe ide brilante në mendje, Peshqit do t’i gjesh duke shkruar, pikturuar, apo edhe thjesht imagjinuar.
 
Vdesin të flasin për spiritutalitetin

Peshqit dinë pothuajse gjithçka mbi astrologjinë, ligjet e universit, fallin, letrat tarot. Pa dyshim, spiritualiteti është tematika e tyre e preferuar.
 
Janë aq të përkushtuar dhe japin aq shumë përkujdesje, sa ndonjëherë edhe zhgënjehen

Peshqit dhurojnë shumë nga vetja, ndaj s’është çudi që ndonjëherë mbeten pa gjë. E kanë paksa të vështirë të thonë “jo” dhe të vendosin kufij.
 
Janë shumë të ndjeshëm

Peshqit janë të parët që qajnë në një film romantik, kur shohin një qenush të lezetshëm, apo kur përballen me një situatë të vështirë.
 
Kanë një intuitë shumë të zhvilluar

Kur Peshqit ndiejnë diçka, shumë rrallë gabojnë. Intuita e tyre është superiore dhe Peshqit e dinë shumë mirë se kur një person tjetër është paksa djallëzor apo jo. Nëse je në dilemë, gjithmonë shko te Peshqit.
 
Duan të krijojnë lidhje të forta dhe të qëndrueshme

Peshqit nuk janë fare, po fare të dhënë pas bisedave: “Po hë, ça bëre sot?”. Sa më interesante dhe e komplikuar tema, aq më të përkushtuar janë Peshqit në bisedë.

Kanë humor unik

Peshqit kanë shaka jo shumë tipike. Ata frymëzohen nga situatat që i rrethojnë dhe e kanë direkt gati batutën.

Artikuj të sugjeruar: