Celebrity

U tha se ka kancer në mushkëri: Reagon Andrew Tate (në mënyrën e vet)

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2023

U tha se ka kancer në mushkëri: Reagon Andrew Tate (në
Twitter

Prej disa ditësh në Twitter njerëzit po thonë se Andrew Tate ka kancer në mushkëri dhe vetë kickboxer-i dhe kontraversi Andrew Tate ka reaguar ndaj këtyre zërave.

“Nuk kam kancer në mushkëri. Në mushkëritë e mia ka 0% dëm të shkaktuar nga cigaret”, tha Tate, ndërkohë që theksoi se ka edhe shëndetin e një atleti olimpik.
 
“Nuk ka asgjë tjetër veçse një shenjë në mushkëritë e mia, nga një betejë e vjetër. Luftëtarët e vërtetë kanë shenja brenda dhe jashtë”, shtoi ai.

Më pas, vijoi:

“Si një nga burrat me më shumë ndikim në këtë planet, është e rëndësishme për njerëzimin që unë të jetoj sa më shumë të jetë e mundur”, tha Tate, ndërkohë që shtoi se me gjendjen aktuale të shëndetit të tij, mund të jetojë deri në 5,000 vite të tjera. Po, po, 5,000 vite. Jo, s’e kemi shkruar gabim. Po, kështu tha Tate.

“Mjekët janë jashtëzakonisht të interesuar për shenjën në mushkëritë e mia. Ata s’e kuptojnë se si kam mbijetuar pa trajtim mjekësor. Ata s’i dinë sekretet e Wudan, por beteja ka kaluar me kohë”, përmbylli reagimin Andrew Tate.
 
Për momentin, Tate gjendet ende në burg në Rumani, por duke qenë se mund të jetojë edhe 5,000 vite të tjera, ka mjaftueshëm kohë që të shijojë përvojën, internetin, matriksin dhe gjithçka tjetër që ndoshta ne mortalët e thjeshtë nuk do të mund ta përjetojmë. 

Artikuj të sugjeruar: