Si nisi gjithçka? Ja një shpjegim i detajuar:
9 janar
Drama mes Hailey-t dhe Selenës me sa duket filloi kur fansat supozuan se një postim, Hailey tallej me Selena-n. Në një video në TikTok shfaqej Hailey dhe mikeshat e saj duke sinkronizuar buzët me tingullin "Dhe nuk po them se ajo e meritonte, por koha e Zotit është gjithmonë në momentin e duhur," dhe fansat spekuluan se ishte një referencë për Selena-n, të cilën asokohe njerëzit po e komentonin aspak mirë për trupin.
11 janar
Hailey i përgjigjet spekulimeve, duke shkruar: “Unë kurrë nuk komentoj për këto gjëra, por ne po kalonim një natë gocash dhe bëmë një video në Tiktok me diçka të rastësishme. Nuk i drejtohet askujt.”
9 shkurt
Selena komenton në një video në TikTok: “Është ok. Nuk i lejoj këto gjëra që të më pengojnë. Tregohuni të mirë me të gjithë.”
22 shkurt
Selena postoi një video në TikTok ku rregullonte vetullat dhe tha se aksidentalisht i over-laminated më shumë seç duhet. (Lamination nënkupton zgjatjen e vetullave për të pasur një pamje të tyre më të plotë dhe të njëjtrajtshme). Pas kësaj, Kylie postoi një foto ku shkruante “ky ishte një aksident” dhe tregonte vetullat e saj. Më vonë, postoi një foto teksa bisedonte në FaceTime me Hailey Bieber, ku të dyja tregonin vetullat.
23 shkurt
Kylie komenton në TikTok duke thënë se “nuk po tallej me Selena-n”. “Nuk i pashë postimet e saj të vetullave,” tha ajo. “E gjitha kjo është një marrëzi”. Selena iu përgjigj Kylie-t duke shkruar: “Jam dakord, Kylie. Është e panevojshme. Unë jam një fanse e Kylie-t.”
Më vonë gjatë kësaj dite, interneti shokohet kur Selena komenton në një video të vjetër të Hailey Bieber e cila bënte një shenjë që nënkuptonte mospëlqim/neveri sapo përmendet albumi i Taylor Swift, shoqja e ngushtë e Selena-s. “Më vjen keq, por shoqja ime është dhe vazhdon të jetë një nga më të mirat,” tha Gomez.
Pas kësaj, Selena njoftoi se do të shkëputej pak nga rrjetet sociale.
24 shkurt
Pretendohet se Selena komentoi “kjo më bëri të qaj” dhe “të dua” në një video ku një fanse e quante Hailey-n “vajzë të ligë” dhe shkruante “A ndihet dikush vërtet keq për Selena-n? E imagjinoni dot të keni një ndarje kaq publike me një djalë me të cilin keni qenë të dashuruar për shtatë vjet dhe më pas dy muaj më vonë ai sapo martohet dikush?”
25 shkurt
Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, poston në Twitter në kulmin e gjithë kësaj drame Hailey/Selena: “Urrejtja është e shëmtuar. Mos u bëni të shëmtuar.”
26 shkurt
Fansat më pas pretendojnë se Pattie ka pëlqyer (dhe më pas e ka hequr pëlqimin) një postim në Twitter ku thuhej se Selena do të largohej nga rrjetet sociale. Më pas thuhet se ajo shkroi “Urrejtja është e shëmtuar. Mos u bëni të shëmtuar” për të mbrojtur Hailey-n.
27 shkurt
Hailey postoi këngën “Calm down” nga Rema, por jo versionin me Selena-n.
Gjatë gjithë kësaj kohe, njerëzit në TikTok kanë postuar reagime të shumta, të cilat variojnë që nga mendimet e momentit, deri në gërmimet tek e shkuara. Në shumë video, njerëzit i bëjnë unfollow Kylie-t dhe Hailey-t dhe nisin të ndjekin Selena-n në Instagram.
Aktualisht, Selena Gomez është gruaja më e ndjekur në Instagram. Ajo renditet pas Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t, duke i zënë vendin Kylie Jenner, e cila tashmë qëndron në vendin e pestë.