Kinema & TV

Brendan Fraser është nominuar në kategorinë ‘Aktori më i Mirë’ për këtë film, që ti duhet ta shohësh

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2023

Brendan Fraser është nominuar në kategorinë ‘Aktori
The Whale

“The Whale” është një dramë, me regji të Darren Aronofsky dhe sjell historinë e një burri obez, i cili punon online, si mësues letërsie, për të siguruar të ardhura. Charlie, personazhi kryesor nuk e shfaq kurrë veten në kamerën e laptopit dhe në fakt, as nuk del nga shtëpia, ndaj shumica e ngjarjeve zhvillohen në shtëpinë e tij, duke sjellë skena që ngjallin një mori ndjesish, që nga sikleti e deri te mëshira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Whale (@thewhalemov)

Charlie ka si mision të rindërtojë marrëdhënien me të bijën që ka braktisur para shumë viteve dhe t’i sigurojë asaj një të ardhme më të mirë. Por, subjekti është i mbushur me situata që e mbajnë pezull publikun, e shtyjnë dhe e tërheqin drejt ngjarjeve që të lënë pa frymë, për të kuptuar më shumë shpirtin e Charlie-t, i cili edhe pse është në prag të vdekjes, sërish ka një qasje shumë pozitive ndaj jetës, opinioneve të njerëzve dhe në përgjithësi, edhe ndaj ofendimeve.  

Në këtë film, Aronofsky na sfidon që të shohim përtej idesë që ekziston mbi të bukurën dhe estetikën, duke na nxitur ta shohim të bukurën te zëri i butë i Charlie-t, tek eseja e tij e preferuar, te buzëqeshja e tij e ngrohtë, apo te shpirti i tij poetik. Në të njëjtën kohë e shtyn Charlie-n drejt kujtimeve të hidhura, pendesës dhe sfidat që sjell obeziteti.

Por, personazhi është një “gjigant i madh dhe i mirë”, i cili kërkon gjatë gjithë kohës që njerëzit të jenë të sinqertë, sepse vetëm përmes sinqeritetit, mund të shkruhet një ese e arrirë.

Charlie, shumicën e kohës qëndron në divan, ku e viziton mikesha e tij infermiere, një misionar i kishës apokaliptike dhe vajza e tij. Të gjithë komunikojnë me të në mënyra të ndryshme, duke e trajtuar herë me urrejtje, me dashamirësi, apo edhe me mëshirë. Të gjithë ata janë gjithashtu njerëz të thyer, me plot trauma.

Gjithsesi, fakti që filmi tregon historinë dhe ndjesitë e një burri obez, nuk ka për qëllim që të përqendrohemi te pesha e tij, përkundrazi, fokusi i çdo shikuesi duhet të jetë te pesha e fajit, dashuria dhe shpresa. “Dua të di që kam bërë diçka të mirë në jetë”, ulëret Charlie në një skenë dhe në fakt, kjo klithmë përbën mesazhin kryesor të filmit.

Brendan Fraser është një kandidat goxha pretedent për të marrë trofeun si Aktori më i Mirë në Oscars dhe në fakt, e meriton!

Artikuj të sugjeruar: