Gjithmonë e më shumë njerëzit po gërmojnë në skutat më të thella të Twitter-it për të gjetur postime të vjetra të Hailey Bieber dhe i gjithë mundi i tyre, me thënë të drejtën, nuk po shkon kot.
Së fundmi, në Twitter po burojnë screenshot-e nga postimet e Hailey-t në vitin 2011, në të cilat ajo shprehte pëlqimin për lidhjen e Justin (tashmë bashkëshorti i saj) me Selena Gomez.
“Jam 100% skuadra #Jelena”, ka shkruar Hailey në 27 maj të vitit 2011.
“S’më intereson çfarë thonë të tjerët, por Justin Bieber dhe Selena Gomez janë përkufizimin i ëndrrës adoleshente”, shkroi modelja më 23 shtator 2011, pa e ditur se një ditë këto postime do të përdoreshin kundër saj.
“Selena Gomez është kaq e lezetshme”, kishte shkruar ajo më 7 tetor, 2011 dhe më pas, të tjera postime ku shprehte aprovimin e saj karshi lidhjes super të përfolur të Sel dhe Justin.
Por, ja si ndryshojnë gjërat dhe sot që flasim, Hailey dhe Selena janë përfshirë në një sherr virtual, i cili më shumë po ndizet nga fansat e tyre. Gjithçka nisi me një video në të cilat Selena fliste për vetullat e saj. Disa orë më vonë, Kylie Jenner dhe Hailey Bieber postuan një foto të vetullave të tyre dhe njerëzit menjëherë i akuzuan vajzat se po talleshin me Selena-n.
Nuk vonoi shumë dhe në rrjet qarkulloi një video e vjetër, në të cilën shfaqej Hailey që sapo dëgjonte emrin e Taylor Swift bënte gjestin sikur do të villte dhe Selena komentoi për të mbrojtur shoqen e saj.
Që prej atij momenti, mijëra njerëz janë përkushtuar 100% në këtë dramë, i kanë bërë unfollow Kylie Jenner dhe Hailey Bieber dhe po mbështesin në shumë mënyra Selena-n, qoftë duke e ndjekur në Instagram, ose duke blerë produkte nga marka e saj “Rare Beauty”.
Artikuj të sugjeruar:
- Gjejeni pak sa *shumë* ndjekës ka humbur Kylie në vetëm pak ditë dhe pse?!
- Mes dramës kaotike, Hailey Bieber vendos t’i hedhë benzinë zjarrit
- Pas dramave mes Selena-s, Kylie-t dhe Hailey-t, interneti nuk po ndalet së reaguari
- U tall me vetullat e Selena-s? Reagon Kylie Jenner
- Interneti shokohet: Selena komenton në një video ku Hailey tallet me Taylor Swift