Kylie Jenner ka humbur gati 1 milion ndjekës në Instagram në vetëm pak ditë pas dramave të supozuara në rrjet mes saj, Hailey Bieber dhe Selena Gomez.
Edhe pse Kylie e mohoi, ndjekësit janë të bindur se ajo dhe Bieber u tallën me vetullat e Selena-s.
Javën e kaluar, Selena u bë gruaja më e ndjekur në Instagram duke lënë pas Kylie-n, por nëse atëherë diferenca e ndjekësve ishte thuajse e pakonsiderueshme, tani 25-vjeçarja ka thuajse 1 milion ndjekës më pak se një më parë.
Selena Gomez nga ana tjetër ka fituar rreth 7.4 milionë ndjekës më shumë, duke shkuar në përafërisisht 388 milionë ndjekës, edhe pse njoftoi se "do merrte përsëri një pushim nga rrjetet sociale".
Drama mes gocave duket se vazhdon, por një dramë më të madhe po bëjnë edhe fansat e secilës prej tyre në rrjet.
Artikuj të rekomanduar:
- Pas dramave mes Selena-s, Kylie-t dhe Hailey-t, interneti nuk po ndalet së reaguari
- Mes dramës kaotike, Hailey Bieber vendos t’i hedhë benzinë zjarrit
- U tall me vetullat e Selena-s? Reagon Kylie Jenner
- Interneti shokohet: Selena komenton në një video ku Hailey tallet me Taylor Sëift
- Kylie s’është më gruaja më e ndjekur në Instagram: Ja kush e rrëzoi nga froni