Celebrity

Çfarë? Për kurorëzimin e mbretit Charles, Camilla do të vishet nga dizajneri i preferuar i Diana-s

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2023

Çfarë? Për kurorëzimin e mbretit Charles, Camilla do
Getty Images

Bashkëshortja Mbretëreshë, Camilla, ka zgjedhur që më 6 maj, për kurorëzimin e bashkëshortit të saj Charles, si mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, të vishet pikërisht nga Bruce Oldfield, dizajneri i preferuar i së ndjerës princeshë Diana.
 
Sipas “The Sun”, Bruce Oldfield ishte një zgjedhje e pritshme, pasi Camilla ka një shoqëri të ngushtë me dizajnerin. “Camilla ka një miqësi shumë të ngushtë me Bruce dhe kjo ishte një zgjedhje natyrale dhe e pritshme”, tha një burim për revistën.
 
Dizajneri britanik ende nuk e ka komentuar spekulimin, por më parë, ka thënë për “Daily Mail” se “i ka dhënë princeshë Diana-s sharmin dhe Camilla-s vetëbesimin”.

Çfarë? Për kurorëzimin e mbretit Charles, Camilla do
Getty Images

Ai ka pasur një miqësi të ngushtë me princeshën Diana dhe pas vdekjes së saj tragjike, krijoi një raport special edhe me Camilla-n. 

Çfarë? Për kurorëzimin e mbretit Charles, Camilla do
Getty Images

E kush do ta mendonte se një dizajner mode do të ishte një super diplomat? Oh, ngaqë është Gaforre! Hehe. 

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI