Postimet e fundit i gjetën të papërgatitur njerëzit, të cilët nuk i njohin Selena Gomez dhe Bella Hadid si shoqe të ngushta, përkundrazi...
Selena postoi disa video dhe foto në Instagram dhe Tiktok, ku shpreh admirimin e saj për bukurinë e Bella-s.
“Do të doja të isha aq e bukur sa Bella Hadid,” shkroi ajo në një video në TikTok ku dëgjohet audioja virale e Hadid që thotë “So my name, my name is Bella Hadid” (Pra, emri im, emri im është Bella Hadid).
Në Instagram postoi një foto nga seti fotografik i Bella-s për Vogue, me mbishkrimin #girlcrush.
E gjithë kjo vjen vite pasi të dyja u përfshinë në disa thashetheme online, fill pasi Selena u lidh me The Weeknd, ish-i dashuri i Hadid. Në vitin 2019, Bella dhe Selena nxitën spekulimet se mes tyre kishte ndonjë mosmarrëveshje, sepse hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Asokohe, Selena komentoi në një llogari fansash duke thënë se “ajo është një person i mrekullueshëm dhe gjithçka ishte një keqkuptim.”
Bella Hadid ende nuk e ndjek Selena-n në rrjete sociale, ndërsa kjo e fundit ndjek atë dhe motrën e saj, Gigi-n.
Selena Gomez dhe The Weeknd qenë të lidhur për 10 muaj dhe nisën të dilnin menjëherë pasi Hadid u nda nga The Weeknd.
- Gati për ndjesi të reja? Këngët e ardhshme të Selena Gomez do të kenë këto të përbashkëta
- Selena Gomez u përgjigjet njerëzve që e pyesin ‘Pse të dridhen duart?’
- Selena Gomez u përgjigjet atyre që i komentuan trupin
- Bella Hadid riktheu çantën e famshme të viteve ’00 dhe ne po ndihemi nostalgjikë!
- Prit, çfaaarëë?! Njerëzit janë konfuzë mbi mënyrën se si Bella Hadid kapi flokët me…flokë