Sipërmarrësja shqiptare Egreis Gjergjani habiti një pjesë të konsiderueshme të ndjekësve, të cilët siç dukej nuk ishin në dijeni të divorcit.
Në një postim në Instagram, Egreis pozon pranë partnerit, tenistin Willy Frox.

“Prit pak...ku kam qenë unë?” shkruan dikush. “Oh, nuk qenkërkam vetëm unë e habitur,” shtoi një tjetër. “Disa prej jush nuk janë fare të vëmendshëm,” u lexua në një tjetër koment.
Në një postim tjetër, Egreis sqaroi: “Kam folur për divorcin në Stories, por me algoritmin e Instagramit që ndryshon gjithmonë, nuk u kanë dalë postimet të gjithëve.” Shtojmë gjithashtu që një pjesë e ndjekësve nuk kanë qenë në dijeni sepse sipërmarrësja ka postuar për divorcin kryesisht për ndjekësit që janë abonuar në Instagramin e saj, një opsion ku mund të lexosh/shohësh përmbajtje ekskluzive me një çmim të caktuar mujor.
Prej shumë vitesh, Egreis jeton në Amerikë ku drejton bizneset e saj. Ajo dhe ish-bashkëshorti, Jeremy Shaffer, janë prindër të tre fëmijëve. 35-vjeçarja nga Berati mori famë kudo në botë falë pasionit që kishte për këpucët, kryesisht të markës Louboutin.