
Kate Middleton dhe princi William u shfaqën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA dhe në një moment, (që me shumë gjasa Kate mendoi se do të kalonte pa u vënë re) ajo u filmua duke i gjuajtur lehtë (ose prekur) të pasmet e bashkëshortit.
@voguemagazine #KateMiddleton’s butt tap (grab?) of #PrinceWilliam is everything you need to see to know that royals are just like us and every married couple out there. As seen on the #BAFTAs ? original sound - Vogue
Që të jemi të qartë, gjeste të tilla, qoftë e dhe prekja e duarve, janë jo fort të zakonshme për anëtarët e familjes mbretërore dhe sigurisht, kjo i çuditi jo pak njerëzit.
Gjithsesi, përpos habisë, shumica e njerëzve e komentuan veprimin si të lezetshëm. Disa nga komentet ishin:
"Gjejeni se kush piu ca gota verë dhe kujtoi Kate-n e vjetër", referuar të shkuarës së princeshës, e cila asokohe ka qenë shpirti i festës:
"Kjo është diçka që nuk prisja ta shihja":
"Po kontrollonte nëse (ai) e kishte me vete kuletën":
Dhe sigurisht, shumë emoji, inkurajime dhe buzëqeshje:
Pra, edhe pse me petkun mbretëror, sërish Kate dhe William janë një çift cool!
Artikuj të sugjeruar: