Leonardo DiCaprio thuhet se nuk është i kënaqur nga mënyra se si jeta e tij romantike është portretizuar nga mediat.
Ndonëse nuk ka dalë kurrë me dikë mbi 27 vjeç, Leonardo DiCaprio beson se reputacioni i tij për lidhjet me vajza të reja është i pamerituar. Ylli i “Titanic” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” është i zhgënjyer me mënyrën sesi mediat e kanë mbuluar jetën e tij private.
Pas zhurmës që u bë, vetëm se aktori u pa me modelen 19-vjeçare Eden Polani, një lidhje e përfolur e cila më vonë u hodh poshtë, DiCaprio ka shprehur shqetësimin e tij te të afërmit.
Një burim i afërt me aktorin u shpreh:
“Është thjesht qesharake sepse ai nuk mund të shkojë askund pa u përfolur se është në lidhje me vajzën e parë që ka pranë.”
Pavarësisht se aktorit ndoshta nuk i pëlqen etiketimi në media, historiku i tij i lidhjeve tregon pikërisht atë që thuhet gjerësisht për të.
Kur DiCaprio ishte 24 vjeç, ai filloi të dilte me supermodelen, atëherë 18-vjeç, Gisele Bundchen. Që atëherë, ai ka qenë i lidhur me partnere më të reja se ai. Ja një grafik që vërteton për çfarë e kemi fjalën:
Burimi: Marca