Rihanna ishte për të kënduar në Super Bowl, jo për të ekspozuar veshje.
Megjithëse performanca e saj në shfaqjen e pjesës së parë ishte e mbushur plot këngë, koreografi dhe gjithçka tjetër, këngëtarja perfomoi gjatë gjithë 13 minutave me vetëm një veshje, jumpsuit-in e kuq të Loewe, së cilit më pas i shtoi edhe një xhup të fryrë Alaia. Por vetëm kaq!
Në një intervistë të re me British Vogue, të mbajtur para se të dilte në skenë (ose, në fushë), Rihanna foli pak për ndryshimet e veshjeve:
“Qëllimi është që të mos ndërroj asnjë. Seriozisht. Të merr rreth 10 minuta kohë. Dua thjesht të dal, të performoj dhe ta mbyll. Të ndryshosh veshjet s’është fare argëtuese.”
Ajo foli gjithashtu për qëllimin e performancës dhe reklamimi i disa veshjeve s’ishte fare në planet e saj.
“Dua të argëtohem. Po e bëj këtë për njerëzit që e duan muzikën time, njerëzit që më kanë mbështetur dhe më kanë çuar në këtë pikë të karrierës sime.”
Burimi: Glamour