
Shenja e horoskopit tregon shumë për ty (po ju shohim drejt e në sy ju njerëzit që s’besoni në horoskop), duke nisur që nga veçori të karakterit, pasione, por edhe mënyrën se si e përballon ndarjen.
Kemi pyetur ndjekësit tanë në Instagram dhe na kanë treguar se si e kalojnë një ndarje, në varësi të shenjës së horoskopit. Gjej shenjën tënde dhe shih nëse korrespondon me situatat e tua pas ndarjes.
Dashi - Shijon jetën, por sërish i derdh ca lot dhe mban pakëz inat

Demi - Hakmerret si Megan Fox, bën foto yll dhe kthen komentet e ndjekësve duke ngrënë akullore

Binjakët - Aheng, gjumë, flirt...

Gaforrja - Ah, sa shumë ndjesi në një shenjë

Luani - Vëmendja 100% te vetja!

Virgjëresha - Të injoron derisa dyshon në ekzistencën tënde

Peshorja - Thank you, next! Hap Instagram-in dhe u kthen përgjigje mesazheve në DM

Akrepi - Reflektim, pak alkool, çik hakmarrje dhe në fund, dashuri për veten

Shigjetari - Kush ishe? Ah, po, ai/ajo që s'do kesh fatin të jesh në një udhëtim me mua

Bricjapi - Fiks si avokado e jashtme: I/e fortë në pamje; i/e ndjeshëm/me në zemër. Por kjo për shumë pak, derisa kalojmë te *versioni më i mirë i vetes*

Ujori - Me siguri Antarktida është krijuar nga ca Ujorë që janë ndarë dhe kanë bashkuar fuqitë e një zemre dhe sjelljeje akull të ftohtë

Peshqit - Eh, sa shumë siklete...

Artikuj të sugjeruar:
- Ç’është “energjia e Virgjëreshës”, të cilën mund ta kenë të gjitha shenjat?
- Zbulojeni me cilat shenja horoskopi ju shkon muhabeti vaj
- Sapo gjetëm ashendentin e Luizit dhe tani, mund të shpjegojmë shumë gjëra
- Ujorët e janarit VS të shkurtit: Ku ngjasojnë dhe ku dallojnë?
- Pyetje: Ç’problem kanë burrat me horoskopin?
- Këto 3 shenja horoskopi janë shumë të prirura që ta gjejnë veten në një trekëndësh dashurie