Relationships

Pse të flasësh jo dhe aq mirë për ish-in, të ndihmon të ecësh përpara?

Pse të flasësh jo dhe aq mirë për ish-in, të ndihmon

Besojmë i ke parasysh këngët e Miley Cyrus dhe Shakira-s, të cilat nuk flasin jo shumë mirë për ish-at dhe në fakt, tregojnë se marrëdhëniet e tyre kanë qenë paksa (ose shumë) toksike.

Mund të themi se gocat e dinë se ç’po bëjnë për të ecur përpara dhe për ta harruar periudhën e lidhjes dhe ndarjes. Natyrisht, ato kanë talent për muzikë dhe fare mirë mund të bëjnë një këngë, por për ne që s’e kemi të njëjtin fat, mund të na ndihmojë një stilolaps dhe një bllok, videot në TikTok, ose shoqja/ku i ngushtë.

Pra, nëse një situatë me ish-in të ka lënduar, mund të marrësh në telefon shoqen/kun e ngushtë dhe të shprehësh të gjithë mllefin! Po, ajo/ai do të të dëgjojë me vëmendjen maksimale dhe me shumë gjasa, do ta marrë inat bashkë me ty.

Një tjetër mundësi? Bëj një video në TikTok për situatën dhe bëje share! Mos harro hashtag-un #viral dhe prit qindra notification.

Por, nëse nuk të pëlqen që të tjerët të marrin vesh ngjarjet e jetës tënde private, merr një bllok, një stilolaps dhe shkruaj të gjitha mendimet, madje edhe ofendimet mbi ish-in! Sa më skandaloze të jetë përmbajtja në bllok, aq më mirë do të ndihesh ti!

Pra, nëse po mendon të flasësh për ish-in, jo me fjalët më të mira, bëje! Madje, edhe terapistët mendojnë se është një ide shumë e mirë dhe të bën ta shohësh ndarjen me një sy më kritik dhe ta kalosh më shpejt dhimbjen e ndarjes.

Emily Simonian, terapiste e çifteve, thotë se “në përgjithësi, të flasësh keq për ish-in - ama të flasësh për situata negative të vërteta, - të bën mirë sepse çliron tensionin dhe stresin që të shkaktojnë emocionet dhe energjia negative”.

Edhe nëse do ta bësh në një grup me gocat/çunat, në internet, apo në zyrën e një psikologu, është mëse okay! Gjej mënyrën tënde dhe shprehu lirshëm!
 
Por, bëj kujdes, sepse në disa raste, duhet që ta ulësh pak ritmin. Për shembull, kur bën një postim online, ki kujdes që të mos përdorësh emra, foto, apo gjithçka që cenon identitetin e ish-it.
 
Nëse e gjithë energjia jote përqendrohet në faktin që flet për ish-in, ndoshta duhet të ndalosh për një çast dhe të reflektosh. Askush nuk meriton aq shumë vëmendje.
 
Në përgjithësi, nëse flet për ish-in, sidomos jo fjalët më të mira, është një mënyrë që të shërosh veten nga e shkuara. Por, përqendrohu te fakti që ti mund ta duash veten më shumë se ish-i dhe se çdo njeri tjetër.

Siç thotë dhe Miley, "mund ta duash veten më mirë" se ai! 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Why talking bad about your ex helps you move on?

Pse të flasësh jo dhe aq mirë për ish-in, të ndihmon

We believe you mean the songs of Miley Cyrus and Shakira, which do not speak well of the exes and in fact, show that their relationship has been a little (or a lot) toxic.

We can say that chicks know what they are doing to move forward and forget the period of attachment and separation. Of course, they have a talent for music and can very well make a song, but for those of us who are not so lucky, a pen and pad, TikTok videos, or a close friend can help.

Pra, nëse një situatë me ish-in të ka lënduar, mund të marrësh në telefon shoqen/kun e ngushtë dhe të shprehësh të gjithë mllefin! Po, ajo/ai do të të dëgjojë me vëmendjen maksimale dhe me shumë gjasa, do ta marrë inat bashkë me ty.

Një tjetër mundësi? Bëj një video në TikTok për situatën dhe bëje share! Mos harro hashtag-un #viral dhe prit qindra notification.

Por, nëse nuk të pëlqen që të tjerët të marrin vesh ngjarjet e jetës tënde private, merr një bllok, një stilolaps dhe shkruaj të gjitha mendimet, madje edhe ofendimet mbi ish-in! Sa më skandaloze të jetë përmbajtja në bllok, aq më mirë do të ndihesh ti!

Pra, nëse po mendon të flasësh për ish-in, jo me fjalët më të mira, bëje! Madje, edhe terapistët mendojnë se është një ide shumë e mirë dhe të bën ta shohësh ndarjen me një sy më kritik dhe ta kalosh më shpejt dhimbjen e ndarjes.

Emily Simonian, terapiste e çifteve, thotë se “në përgjithësi, të flasësh keq për ish-in - ama të flasësh për situata negative të vërteta, - të bën mirë sepse çliron tensionin dhe stresin që të shkaktojnë emocionet dhe energjia negative”.

Even if you do it in a group with chicks, on the Internet, or in a psychologist's office, it's okay! Find your way and express yourself freely!
 
But be careful, because in some cases, you have to slow down a bit. For example, when you post online, be careful not to use names, photos, or anything that infringes on your ex's identity.
 
If all your energy is focused on talking about your ex, maybe you need to stop for a moment and reflect. No one deserves that much attention.
 
In general, if you talk about your ex, especially not the kindest words, it is a way to heal yourself from the past. But focus on the fact that you can love yourself more than your ex and anyone else.

As Miley says, "you can love yourself better" than him!