Megan Fox ndezi thashethemet për ndarje dhe tradhti kur postoi disa foto të dyshimta në Instagram, fshiu foto me reperin Machine Gun Kelly dhe pastaj mbylli rrjetet sociale.
Aktorja 36-vjeçare postoi një foto me mbishkrimin e një pjese nga kënga e Beyonce, "Pray You Catch Me", e cila flet për një martesë të shkatërruar dhe tradhti.
"Mund ta ndjesh tradhtinë, është kudo në frymën tënde...", shkroi Megan.
Postimi i fundit në galeri është një video misterioze e një letre që i vihet flaka.
Ndërkohë që reperi 32-vjeçar vazhdon t'i mbajë fotot e Fox në Instagramin e tij, njerëzit janë të bindur se pas ndarjes, Pete Davidson do jetë partneri i radhës për Megan, ndoshta sepse komediani tashmë ka marrë rolin e të dashurit që pason një lidhje të gjatë të përfunduar (kujtojmë Kim Kardashian, Emily Ratajkowski-n etj).
Fox dhe MGK fillimisht konfirmuan se ishin në lidhje në vitin 2020 pasi u njohën në xhirimet e filmit "Midnight in the Switchgrass".
Ata u fejuan në janar të viti 2022, pasi MGK i propozoi aktores me një unazë me diamant dhe smerald - gurët e tyre përkatës të lindjes.